Panorama Sport (Albania)

Jemini njofton largimin: sh arbitër pranë FSHF së

Gjyqtari ndryshon gjendjen e punës pas heqjes së stemës

-

Lorenc Jemini është prej disa javësh një nga arbitrat që po "bëhet shembull" nga FSHF-ja. Ndonëse sistemi i arbitrimit në vendin tonë ka parë gafa dhe "masakra" nga xhaketat e zeza, një ish-gjyqtar me stemën e FIFA-s po merr ndëshkim pa afat nga institucio­ni i futbollit në vendin tonë. Dje, në fazën e tij në profilin privat në rrjetin social "Facebook", arbitri Lorenc Jemini ka bërë një ndryshim të situatës së tij të punës. Në rrjetin social gjyqtari shqiptar ka bërë një ndryshim. Në njoftimet e tij të punësimit ai ka shkruar se është tashmë "ish-gjyqtar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit". Një gjendje e ndryshuar që lë të nënkuptohe­t përjashtim­i i tij nga institucio­ni i futbollit, ose dorëheqjen e këtij të fundit nga ky profesion.

STEMA E FIFA-s

Një vendim i arbitrit që më parë ka mbajtur stemën e FIFA-s në ndeshjen mes Partizanit dhe Luftëtarit, për një karton të kuq të padhënë, ka bërë që Jemini të mos arbitrojë më në kampionati­n shqiptar. Njësoj si ai, edhe për Andi Koçin ky i fundit për një penallti të mos dhënë në favor të Kukësit në ndeshjen kundër Vllaznisë. Për të dy gjyqtarët, FSHF-ja nuk është mjaftuar vetëm me kaq, por ka kërkuar edhe heqjen e stemës së FIFA-s. Instancat e arbitrimit në institucio­nin e futbollit në vend duket se kanë zbatuar me përpikëri fjalën e thënë nga presidenti Duka publikisht se do të ketë ndëshkime dhe penalizime edhe të arbitrave me stemën e FIFA-s, por nga ajo që ka ndodhur sidomos këtë sezon FSHF-ja nuk ka mbajtur standard të njëjtë për gabimet e gjyqtarëve. Mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë me arbitrin e vetëm kryesor me stemën e FIFA-s që ka mbetur, Enea Jorgji, pas arbitrimit të tij në përballjen mes Kukësit dhe Skënderbeu­t.

AKUZAT

Pas përballjes mes Kukësit dhe

Skënderbeu­t në Kukës, Jemini u sulmua ashpër nga skuadra e Skënderbeu­t dhe drejtuesit e saj. Vetë presidenti Takaj e ka përmendur së fundmi ndëshkimin që i është bërë skuadrës së tij nga Jemini dhe sipas tij u bë edhe me guxim më të madh nga Jorgji në përballjen e një jave më parë.

 ??  ?? Faksimile e profilit të Lorenc Jeminit në rrjetin social ''Facebook''
Faksimile e profilit të Lorenc Jeminit në rrjetin social ''Facebook''

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania