Panorama Sport (Albania)

Refuzoi të sfidonte Tiranën, Edi Martini sulmon Bakajn: U kënaq me lekë dhe iku

Shfryn edhe kryebashki­akja Ademi: Elisi, Elisi, një dezertor

- ADMIR URUÇI

Rreth katër ditë më parë, klubi i Vl laznisë me një kërkesë drejtuar FSHF-së ka kërkuar që ndeshja e fundit e sezonit ndaj Tiranës të gjykohet nga një treshe arbitrash të huaj. Ky takim do të jetë vendimtar, ku klubi bardheblu i trembej gjykimit të gjyqtarëve shqiptarë, duke parë edhe ngjarjet që ndodhën në ndeshjen mes Kukësit dhe Skënderbeu­t. Por, me sa duket, federata e ka refuzuar kërkesën e bërë nga klubi kuqeblu dhe kjo ndeshje vendimtare për të dyja skuadrat, sa i takon objektivit të tyre për të mbijetuar në Superiore, do të ketë gjyqtarë shqiptarë. Në një situatë të tillë drejtuesit e Vllaznisë kanë kërkuar që ai të mos jetë nga kryeqyteti, duke qenë se po luhet ndaj Tiranës. Një kërkesë e tillë është logjike dhe parashikoh­et që të merret parasysh nga ana e FSHF-së, por duke parë gjendjen aktuale të arbitrave, ku ata elitë janë të dënuar për gabimet që kanë kryer, duket se do të jetë mjaft e vështirë për të gjetur një gjyqtar konsensual për këtë takim mjaft delikat.

TIFOZËT - Në prag të takimit me bardheblut­ë një lajm i mirë ka ardhur për tifozët e Vllaznisë. FSHF- ja kishte pranuar që të hapte dyert për tifozët kuqeblu për 3 > 4- at e stadiumit "Loro Boriçi", duke përjashtua­r tribunat qendrore. Gjatë ditës së djeshme është bërë me dije se ka një marrëveshj­e të re, në bazë të së cilës stadiumi i qytetit të Shkodrës do të jetë i hapur tërësisht për tifozët. Mbështetja e këtyre të fundit është e madhe, jo vetëm nga qytetarët që banojnë në kryeqendrë­n e Veriut, por edhe nga ata që jetojnë në kryeqytet dhe mbështesin

Vllazninë. Pritet që në klasiken e futbollit shqiptar, "Loro Borçi", të jetë e mbushur në kapaciteti­n e tij maksimal, pasi rezultati i kësaj përballjej­e mund të rrëzojë një kategori më poshtë dy nga skuadrat me traditë në Superiore.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania