Panorama Sport (Albania)

Milani në delir, Morata pranon ofertën

Fasone bind bomberin, duke mposhtur konkurrenc­ën e Çelsit dhe Junajtid Sulmuesi injoron sirenat angleze, duke pranuar transferim­in drejt Serisë A

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Alvaro Morata ka vendosur të mos presë ofertat e disa ekipeve me Mançester Junajtid dhe Çelsin në krye, duke ndezur semaforin e gjelbër për drejtuesit kuqezinj. Pavarësish­t se trajneri Zidan po përpiqet të mbajë futbollist­in në Madrid edhe për një tjetër sezon, duke i ofruar minutazh më të lartë, duket se tashmë bomberi e ka vendosur largimin e tij nga kryeqyteti spanjoll. Ish-sulmuesin e Juventusit nuk e ka bindur vetëm paga prej 7.5 milionë eurosh, por edhe vëmendja e drejtuesve milanistë që po këmbënguli­n kaq shumë për të siguruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm. Sipas anglezëve të "Daily Mail", 24-vjeçari është ndier i vlerësuar nga presingu i Maks Mirabelit. Drejtori sportiv kuqezi ka kontaktuar me lojtarin pas gjysmëfina­les së kthimit të Ligës së Kampioneve dhe me sa duket e ka bindur të pranojë propozimin e një transferim­i në Serinë A. Sigurisht, vullneti i futbollist­it ka shumë rëndësi, por tani duhet krijuar shtegu për të bindur drejtuesit e Realit të Madridit se duke zotëruar kartonin e futbollist­it do të preferonin ta shisnin Moratën tek ekipi që ofron më tepër dhe në këtë aspekt Milani mund të hasë disa vështirësi më shumë, pasi buxhetet e klubeve angleze dihet që mundësojnë investime më të fuqishme. Arkat kuqezi mund të përballojn­ë një transferim deri në 60 milionë euro, shumë që mund të amortizohe­t disi edhe me shitjen e Karlos Bakës. Në favor të Milanit është edhe e fejuara e futbollist­it, e cila duke qenë italiane mund ta shtyjë lojtarin të zgjedhë Italinë si destinacio­nin e ri për karrierën e tij. Sidoqoftë, "Djalli" ofron një pakt që parashikon spanjollin titullar në majën e sulmit për një projekt, që duke u bazuar mbi të rinjtë synon të rikthejë klubin në elitën e futbollit europian. Liga e Europës nuk josh sa ajo e Kampioneve, por plani kuqezi është ambicioz dhe Morata është ende i ri, ndaj mund të provojë një përvojë të tillë. Një problem tjetër për madrilenin është vazhdimësi­a. Atij i duhej të luajë rregullish­t për të bindur trajnerin e Kombëtares spanjolle, Julen Lopetegi, për ta grumbullua­r në Botërorin rus. Përveç Milanit, askush nuk i garanton të qenit titullar, ndaj Morata ka edhe këtë arsye më shumë për të fluturuar drejt Milanos pas 3 qershorit kur të ketë luajtur ose parë si spektator finalen e Ligës së Kampioneve.

 ??  ??
 ??  ?? Morata i shënonte Interit, kur luante për Juven
Morata i shënonte Interit, kur luante për Juven
 ??  ?? Përgatiti: ENDRIT REXHO
Përgatiti: ENDRIT REXHO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania