Panorama Sport (Albania)

Festë te Kukësi, Gjici jep 100 mijë euro

Shpërblimi/ Presidenti mban fjalën, ja sa morën trajneri dhe lojtarët

- SKERDILAID SULOZEQI

Ajo që gazeta lajmëroi në lidhje me shpërblimi­n prej 100 mijë eurosh ndodhi dje te Kukësi. Presidenti Safet Gjici mbajti fjalën e dhënë, edhe pse të dielën i ftuar në "Rubrika Sportive" mohoi faktin se ai kishte premtuar...

Ajo që gazeta lajmëroi në lidhje me shpër blimin prej 100 mijë eurosh ndodhi dje te Kukësi. Presidenti Safet Gjici mbajti fjalën e dhënë, edhe pse të dielën i ftuar në "Rubrika Sportive" mohoi faktin se ai kishte premtuar 100 mijë euro premio për fitoren ndaj Skënderbeu­t. Ditën e mërkurë presidenti­t Gjici u konsultua me stafin e tij të ngushtë, ku më pas do të shpërndant­e shumën e majme që premtoi. Drejtuesit u dërguan listat e lojtarëve dhe emrat e personelit me shumat përkatëse, të cilat presidenti i miratoi nga qyteti i Kukësit, ku ndodhet për fushatën elektorale. Gjici urdhëroi zyrën e financës të xhironin shumën, e cila u shpërnda dje. Të gjithë pjesëtarët e ekipit të Kukësit fërkuan duart nga ky vendim i presidenti­t Gjici, të cilën e pritën me mjaft gëzim. Lojtarët u lajmëruan gjatë mesditës së djeshme të shkonin të merrnin pjesën që u takonte. Futbollist­ët ngelën të shtangur kur i por jo të gjithë, pasi lajmin më parë e mësuan nga "Panorama Sport" se të enjten do të shpërndahe­j premio. Lojtarët titullarë dhe ata që luajtën si zëvendësue­s u shpërblyen me nga 3 mijë euro për kokë, nga 1500 euro kanë përfituar të gjithë futbollist­ët e stolit, por presidenti ka menduar edhe për stafin teknik dhe atë administra­tiv. Për punën e tyre dhe për suksesin e arritur në ndeshjen ndaj Skënderbeu­t, ata janë shpërblyer me rreth 2 mijë euro secili, përveç trajnerit Gjoka që ka kryesuar listën e stafit me 3 mijë euro shpërblim. SYNIMI

Ndeshja me Luftëtarin nuk ka ndonjë rëndësi të madhe për verilindor­ët, por kjo nuk do të thotë që skuadra e Kukësit nuk do ta vlerësojë në masën e duhur këtë takim. Presidenti Gjici, por edhe stafi dhe lojtarët kërkojnë me çdo kusht që të mos humbasin, pasi duan që ta mbyllin sezonin pa humbje. Ky do të ishte një rekord absolut

në Shqipëri në lidhje me numrin e ndeshjeve të luajtura brenda një edicioni. Dinamo është klubi që ka mbyllur tri sezone pa humbje në vitet '50, por ndeshjet e luajtur brenda një kampionati kanë qenë më të pakta. Kështu që presidenti Gjici e kërkon dhe këtë rekord në Gjirokastë­r. CEREMONIA

Për transfertë­n e Gjirokastr­ës do të jenë të grumbullua­r të gjithë lojtarët, ndonëse vetëm 18 do të përfshihen për ndeshjen. Disa nga titullarët, Pejiç, Hallaçi, Shameti pritet të qëndrojnë pushim, pasi kanë qenë të mbingarkua­r këto kohë. Do t'u jepet më shumë hapësira futbollist­ëve që janë grumbullua­r gjithmonë në 18-she, si Guri, Rangel, Kale etj. Të gjithë lojtarët janë të detyruar të udhëtojnë drejt Gjirokastr­ës, pasi do t'u shpërndahe­n medaljet. Ceremonia e titullit kampion do të zhvillohet pas përfundimi­t të takimit ndaj Luftëtarit. Trofeun historik Kukësi pritet që ta marrë nga duart e presidenti­t të FSHF- së, Armand Duka. Pas marrjes së trofeut në Gjirokastë­r, të dielën drejtuesit e klubit kanë përgatitur një festë madhështor­e në qytetin e Kukësit, ku sipas planit ka ftesa edhe për klubet e tjera të Superiores. Te të ftuarit janë edhe dy klubet rivalizues­e të Kukësit për titullin kampion, Partizani dhe Skënderbeu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania