Panorama Sport (Albania)

Nuk luan ndaj Vllaznisë, Lika: Shpresoja të dënohej Skënderbeu

Shkodrani: E mendova që s'do të luaja që pas Luftëtarit "Nuk e kam fare të lehtë, për fat klubi më mirëkuptoi"

- ADELA MERKO

Gilman Lika refuzoi që të luante kundër ekipit "mëmë", pasi nuk i bëjnë këmbët. Një gjest që gjeti mirëkuptim­in e drejtuesve të Tiranës, paçka se nuk është aspak profesiona­l. Vlen të kujtojmë që ai numëron shumë më shumë ndeshje si bardheblu sesa si kuqeblu. Në Shkodër është aktivizuar për vetëm 96 ndeshje zyrtare, ndërsa me kryeqyteta­sit plot 114. Por shifrat duket se nuk kanë rëndësi në të tilla raste, pasi mesfushori nuk do që të bëhet kurrsesi "armik" në qytetin e lindjes. Edhe pse me vështirësi, 30vjeçari gjeti forcën që të dalë para mediave dhe të japë motivet që e çuan deri në këtë vendim. "Sikundër është marrë vesh, unë nuk do të jem në këtë ndeshje. E di që është diçka jo profesiona­le, por të them të drejtën kam qenë në një situatë shumë të vështirë. Pas një takimi që kam pasur me presidenti­n dhe trajnerin, që i falënderoj shumë për mirëkuptim­in që patën karshi meje, mora vendimin. Për mua është një ndeshje e jashtëzako­nshme, nuk e kisha menduar kurrë që do të shkonte deri në këtë pikë dhe Tirana me Vllazninë do të luftonin për të siguruar mbijetesën. Shpresoj që edhe tifozët të më mirëkuptoj­në për vendimin që kam marrë, duke ditur si po e përjetoj unë këtë periudhë", u shpreh fillimisht shkodrani i bardhebluv­e.

E ARDHMJA

Ai nuk beson se vendimi do të ndikojë në të ardhmen e tij te Tirana, paçka se e pranon se në mbyllje të këtij sezoni i "skadon" edhe kontrata. "Jo, nuk ka lidhje, nuk besoj se kjo ndeshje do të ndikojë tek e ardhmja ime. Këtë e them duke u bazuar te mirëkuptim­i që shfaqën presidenti dhe trajneri për situatën time. Ndaj pres vetëm që edhe tifozët të më kuptojnë, prandaj

nuk besoj se do të ndikojë, paçka se mua në fund të këtij sezoni më mbaron edhe kontrata", sqaroi Lika, ndërsa konfirmon edhe mbylljen e marrëveshj­es kontraktua­le me përfundimi­n e këtij edicioni futbollist­ik. VENDIMI

Fill pas fitores me Luftëtarin, mesfushori e pat ndarë mendjen që nuk donte të luante kundër Vllaznisë. Duke qenë se të gjitha kalkulimet e kthejnë këtë në një "finale" mbijetese, ku o njëra o tjetra do të bien një kategori më poshtë, Gilman Lika e shtyu zyrtarizim­in e vendimit duke shpresuar te Skënderbeu. Gjithkush mund

të pyesë se çfarë lidhje kanë korçarët në këtë mes?! Por duket se zërat dhe, mbi të gjitha "bomba" që lëshoi ish-presidenti i Flamurtari­t, Shpëtim Gjika, ka bërë që edhe shkodrani të besojë në një rënie të Skënderbeu­t. Nëse kjo do të ndodhte, automatiki­sht ekipi i tij dhe ai i zemrës do të shpëtonin. "Të jem i sinqertë, vendimin e kam marrë direkt pas ndeshjes së Luftëtarit. Por u vonua, pasi shpresova dhe prita prej llafeve që po përflitesh­in për një dënim të mundshëm të Skënderbeu­t. Por, meqenëse kjo nuk ishte e vërtetë, ndaj e zgjata deri në këtë ditë", përfundoi Lika.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Lika dhe Josa gjatë një seance stërvitore
Lika dhe Josa gjatë një seance stërvitore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania