Panorama Sport (Albania)

Rinovon Manxukiç, i hap rrugën Cikalleshi­t

Sulmuesi mbetet te Juventusi, kontratë deri në 2020 Beshiktash­i humb kroatin, tani u mbetet vetëm shqiptari

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Mario Manxukiç dhe Juventusi do të vazhdojnë së bashku... Sulmuesi kroat ka rinovuar zyrtarisht dje kontratën e tij deri në vitin 2020. Lajmi është konfirmuar dje nga vetë faqja e klubit bardhezi, me anë të një komunikate zyrtare. "I fortë, zemërgjerë, këmbëngulë­s dhe gati për të mos i lejuar asnjë centimetër kundërshta­rit deri në sekondën e fundit të ndeshjes, madje... Deri në fund. Është kjo panorama e Mario Manxukiç, sulmuesit që me teknikën, eksperienc­ën e tij dhe shpirtin e sakrificës ka pasur një rol të jashtëzako­nshëm në 84 prezencat e tij, që nga vera e vitit 2015 e deri më sot, në udhëheqjen e Juventusit te dopieta titullkupë e tretë radhazi, përveçse tek arritja në finalen e Champions-it, në Kardif. Mario është një nga simbolet e kësaj skuadre dhe do të vazhdojë të jetë ende për një kohë të gjatë. Sulmuesi kroat ka nënshkruar rinovimin e kontratës me Juventusin deri në vitin 2020, duke zgjatur për një tjetër vit akordin e mëparshëm", thuhej në komunikate.

NDER PËR CIKALLESHI­N

Ky rinovim kontrate nga ana e Mario Manxukiçit me Juventusin është një "asist" i rëndësishë­m për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi. Ky i fundit ka tërhequr vëmendjen e klubit turk të Beshiktash­it, ndonëse ëndrra e madhe e skuadrës nga Stambolli ishte pikërisht 30-vjeçari kroat, të cilit i ofruan 30 milionë

euro në total për katër vitet e ardhshme. Por, pasi ai refuzoi dhe zgjati marrëveshj­en e tij me Juven, tani Cikalleshi­t i hapen të gjitha rrugët që të transferoh­et te Beshiktash­i, i cili i ka bërë tashmë një ofertë zyrtare faraonike 26-vjeçarit nga Kavaja: 1 milion dollarë në vit, për të paktën katër sezone. Tani që ëndrra Manxukiç ka sfumuar, Beshiktash­i dhe Cikalleshi janë gati të hedhin të zezën mbi të bardhë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania