Panorama Sport (Albania)

Partizani dhe Vllaznia, në finale mes spektaklit

Luhen gjysmëfina­let e kampionati­t për U-19, triumfojnë të kuqtë dhe shkodranët Demat dhurojnë spektakël në sfidën ndaj Skënderbeu­t, lamurtari nuk di të shënojë

- ABDULLA DUSHKU

Vllaznia e Partizani, dy skuadra që krye sonin Grupin A, kanë dalë fituese të takimeve gjysmëfina­le, teksa kanë mundur dy ekipet kryesuese të Grupit B, përkatësis­ht Flamurtari­n dhe Skënderbeu­n. Në këtë mënyrë, Vllaznia dhe Partizani do të diskutojnë titullin kampion për U- 19 në finalen që do të luhet të enjten, në orën 16: 00, në "Elbasan Arena". Dje janë luajtur takimet gjysmëfina­le ku të kuqtë kanë fituar 4- 2 ndaj Skënderbeu­t dhe shkodranët 3-0 përballë Flamurtari­t. N ESHJET

Sfida e parë mes të kuqve dhe korçarëve ka prodhuar shumë gola dhe emocione. Skuadrat nuk kishin shumë diferenca për sa i përket lojës, rasteve dhe golave. Një pjesë e parë pothuajse e barabartë si në raste, edhe në gola, por që qarkullimi­n e topit e zotërojnë të kuqtë e Ylli Shehut. Skuadra e Partizanit e nis mjaft bukur me Haxhiun që në minutën e 4-t godet dy herë drejt portës, por që të dyja kthehen nga portieri. Vatnikaj godet bukur me kokë në të 16-ën dhe topi kalon ngjitur me traversën. Në të 17-ën vjen momenti i parë i korçarëve në portën e Partizanit, kur Liçi me kokë godet jashtë. Në të 21- ën, korçarët tregohen të rrezikshëm, Osmanllari pasi ka marrë një asist nga Liçi, del vetëm me Dajsinanin dhe nuk e ka të vështirë të shënojë, 1-0 për Skënderbeu­n. Pas një minute e njëjta tablo, por këtë radhë në portën korçare, kur Qori del vetëm me portierin Braçe dhe shënon 1-1. Në fraksionin e dytë loja është edhe më e hapur dhe të dyja skuadrat kërkojnë golin e fitores. Në të 49- ën është kapiteni Bairamaj që godet fort nga jashtë zone, topi përplaset në shtyllën pingule e Vatnikaj e shtyn në rrjetë dhe 2- 1 për Partizanin. Në të 60-tën është Prodani që shënon golin e sigurisë, duke ekzekutuar perfekt një goditje dënimi. Por, korçarët nuk dekurajohe­n dhe pas 8 minutash arrijnë të rihapin lojën duke shënuar golin e dytë me anë të Osmanllari­t. Të kuqtë shënojnë edhe golin e 4-t në shtesë me Haxhiun. Në ndeshjen tjetër mes Vllaznisë dhe Flamurtari­t, ka një fitore të pastër 3- 0 për shkodranët. Për gati 18 minuta, porta shkodrane bëhet si një tabelë qitjeje e sulmuesve vlonjatë kur Bocaj, Mara, Maze e Tushi, po dhe mbrojtësi Anxhelo Shkurti tentojnë me goditje të forta, por mungon goli.

Në të 32-ën është talenti shkodran Endi Brahimi që, ashtu si të premten e kaluar ndaj Partizanit, shënon një supergol nga goditje dënimi rreth 25 metra. Në fraksionin e dytë, ndeshja është nën zotërimin e shiut që vjen duke u bërë më i rrëmbyeshë­m,

por që u ka sjellë fat shkodranëv­e. Edhe pse Flamurtari ushtron presion të vazhdueshë­m dhe loja bëhet pothuajse në gjysmëfush­ën shkodrane, janë shkodranët që triumfojnë si me mbrojtësit e pakalueshë­m, po ashtu dhe me dy sulmuesit

e shpejtë. Kështu, në të 70- ën është Lekaj që nxjerr të vetëm me portierin Qirko kapitenin shkodran Rajçeviç e ky nuk fal duke shënuar golin e dytë. Në të 90-ën për të qenë më të sigurt është Pusi që realizon golin e tretë.

 ??  ?? Ekipi i Vllaznisë U-19 para takimit të djeshëm
Ekipi i Vllaznisë U-19 para takimit të djeshëm
 ?? Fotot: F.Hazizllari ?? Skuadra e Partizanit U-19 para ndeshjes së djeshme
Fotot: F.Hazizllari Skuadra e Partizanit U-19 para ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania