Panorama Sport (Albania)

Evazioni fiskal, rrezikon burgun edhe Ronaldo

Evazion fiskal në Spanjë, ylli portugez ka shkaktuar një dëm prej 15 milionë eurosh Nuk ka paguar si duhet detyrimet në shtetin iberik për periudhën 2011- 2014

-

Ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, ka marrë një lajm me të vërtetë shqetësues, disa ditë para finales së Champions- it. Prokuroria spanjolle ka vendosur që të rëndojë akuzën për portugezin, duke kërkuar minimumi 5 vite burg. Kjo nënkupton se, nëse ai shpallet fajtor për akuzën e evazionit fiskal dhe pranohet akuza e prokurorëv­e, nuk do të ketë mundësinë për të konvertuar dënimin me gjobë, siç ndodhi me Lionel Mesin, por duhet ta shlyejë atë me heqje lirie. Një situatë me të vërtetë kaotike, e cila mund të ndikojë jo pak te lojtari, pikërisht në prag të ndeshjes që vendos fituesin e Ligës së Kampioneve.

EVAZIONI

Nga viti 2011 deri në 2014-ën, Kristiano akuzohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej së paku 15 milionë eurosh. Ai nuk i ka deklaruar të plota të ardhurat dhe, në disa raste, nuk ka derdhur saktësisht tatimin mbi fitimin, siç e parashikon shteti spanjoll. Pikërisht këto arsye kanë bërë që organi i akuzës, i cili në fillim kërkoi 15 muaj heqje lirie për të, ta rrisë në plot pesë vite. Sipas legjislaci­onit vendës, çdo dënim deri në 24 muaj mund të konvertohe­t me gjobë, në mënyrë që të mos e ekzekutosh fizikisht. Por, kushtet e Ronaldos janë mjaft të rënda, për vetë periudhën afatgjatë që kërkon Prokuroria, në bashkëpuni­m me zyrën e Tatim- Taksave. MBROJTJA

Avokatët e Ronaldos kanë justifikua­r faktin që klienti i tyre ka paguar pak taksa, sa u përket të ardhurave nga të

drejtat e imazhit, duke iu referuar "ligjit Bekham". Që kur mesfushori anglez u transferua te Reali, u krijua një dispozitë për futbollist­ët e huaj, të cilët amnistohes­hin disi nga detyrimet fiskale, duke mos paguar 48% të të ardhurave, por

vetëm 24.75%. Me këtë justifikim, edhe sulmuesi portugez i madrilenëv­e ka paguar 20% prej 75 milionë eurove që ka arkëtuar prej shfrytëzim­it të imazhit të tij, nga viti 2011, deri në 2014ën. Gjithsesi, prokurorët pretendojn­ë se ligji nuk zbatohet

për çdo futbollist­ë të huaj, por pasi janë plotësuar disa kritere të mëparshme. Me sa duket, ka për të qenë një betejë e ashpër ligjore, jo vetëm për sa i përket gjobës së majme që mund të marrë lojtari, por edhe prej rrezikut që mund të dënohet me heqje lirie...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania