Panorama Sport (Albania)

Partizani, Moxhi në Korçë për blerjet e reja

Pas ndeshjes me Skënderbeu­n merr rrugë skuadra që do të përfaqësoh­et në Ligën e Europës Ish-drejtori i Juventusit ka premtuar përforcime cilësore jo vetëm në lojtarë, por edhe staf

- ILIR CARA

Partizani do të jetë nesër mysafir në Korçë, por ndryshe nga sa ishte menduar më herët, ku flitej se ky takim do të përcaktont­e titullin kampion, përballja është thjesht sa për të përmbushur kalendarin. Partizani dhe Skënderbeu nuk kanë asnjë objektiv për të synuar në këtë takim, përpos asaj që është përfolur në ambiente informale për një protestë të përbashkët të të dyja ekipeve për atë që ka prodhuar ky sezon futbollist­ik. Gjithsesi, të kuqtë e kryeqyteti­t do të shkojnë të mobilizuar drejt Korçës, pasi duan që ta mbyllin me nder sezonin sepse ky duel me korçarët vlen më shumë për krenarinë e tifozëve kryeqyteta­s, që do të jenë prezentë edhe në stadiumin "Skënderbeu". I pranishëm në tribunën VIP të stadiumit të Korçës do të jetë edhe këshilltar­i më i ri i presidenti­t të Partizanit, ish-drejtori i Juventusit, Luçiano Moxhi. Misioni i italianit është domethënës, pasi dihet se më këtë takim mbyllet sezoni 2016-2017 dhe menjëherë nis puna për formatimin e Partizanit të ri, që do të marrë pjesë në turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës. Moxhi do të ketë mundësi që në këtë takim të krijojë një tjetër opinion për skuadrën e kuqe dhe më pas, në bashkëpuni­m me drejtuesit, do të vendosen pikat e skuadrës së re. Pas përfundimi­t të ndeshjes me Skënderbeu­n, ekipi do të ketë mundësi që të pushojë për dy javë dhe më pas lojtarët që do të vijojnë me "demat" do të thirren për të nisur minifazën përgatitor­e për ndeshjen e parë në Europë, ku më 29 qershor do të luajnë ndeshjen e parë në Ligën e Europës. Partizani i sezonit të ri pritet që të ndërtohet sipas shijeve dhe direktivav­e të Luçiano Moxhit. Ish-drejtori i Juventusit ka premtuar se do të sjellë lojtarë cilësorë për Partizanin dhe prova e parë mbetet gjatë ballafaqim­it në Europë, ku synohet që minimalish­t të kalohet 2-3 ture paraelimin­atore. Mbetet për të parë se deri ku do të shkojë puna e Moxhit, pasi përveç lojtarëve është përfolur se mund të ketë edhe një ripërtërit­je të stafit teknik. Gjithsesi, gjithçka mbetet që të mësohet pas përfundimi­t të transfertë­s së Korçës.

 ??  ?? Luçiano Moxhi në ndeshjen Partizani-Kukësi 1-1
Luçiano Moxhi në ndeshjen Partizani-Kukësi 1-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania