Panorama Sport (Albania)

Vllaznia-Tirana, në dorën e një gjyqtari italian

Operacion sekret i FSHF-së, arbitrat shqiptarë kishin frikë të merrnin përsipër ndeshjen që vendos fatet e dy klubeve legjendë

-

Bakaj i përgjigjet Martinit: Nuk pranoj kritika nga një bixhozxhi Replikon Martini: Spurdhjak i vogël, ishe kalë troje në Shkodër... Josa dhe Cungu, treni i fundit për dy trajnerët miq Nga Sinani te Fushaj: Jemi të shokuar për këtë situatë Izolohen ekipet, Vllaznia përfundon në Barbullush Ish-kapiteni Sina: Tirana i bëri gabim llogaritë Masa ekstreme nga policia, ja çfarë duhet të dinë tifozët

Vllaznia-Tirana si në shtetrreth­im. Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka publikuar planin e masave për ndeshjen e sotme, që do të luhet në orën 17:00 në stadiumin "Loro Boriçi". Hyrja për tifozët do të jetë e lirë në të gjithë sektorët e impiantit, ndërsa kontrolli nga forcat e rendit do të nisë që dy orë para ndeshjes. "Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër do të marrë një sërë masash teknike dhe organizati­ve për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes. Në kuadër të këtyre masave të parashikua­ra, informojmë qytetarët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi se, për mbarëvajtj­en normale të aktiviteti­t, do të marrë disa masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimi­n dhe parkimin e automjetev­e në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të. Për lëvizjen e automjetev­e dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, krahu perëndimor, rrugë, e cila do të orientohet dhe monitorohe­t nga shërbime policore. Nga ora 14:00, nuk do të lejohet parkimi i automjetev­e, si dhe do të bëhet largimi i automjetev­e të parkuara në këto akse: rruga 'Bujar Bishanaku', (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 15:00, do të ketë kufizim të qarkullimi­t rrugor. 'Muhamet Dibra' deri te parkimi i stadiumit do të shërbejë vetëm për ekipet e futbollit dhe personalit­etet. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjetev­e në rrugën përreth stadiumit nga ora 14:00 deri në orën 21:00. Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se rruga 'Bujar Bishanaku' do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje- daljes së tifozëve vendës. Hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzioni­t, do të nisë në orën 15:00. Kërkojmë mirëkuptim­in e tifozëve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimi­n dhe zbatimin e këtyre masave duke shmangur njëkohësis­ht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdo lloji, fishekzjar­rëve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrolloh­en fizikisht të gjithë. Njoftojmë administra­torët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet përreth dhe në afërsi të stadiumit, të tregohen mirëkuptue­s duke i mbyllur aktivitete­t në orën 14:00", citohej në njoftimin e policisë. A.Uruçi

 ??  ?? Pier Silvio Maxoleni
Pier Silvio Maxoleni
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania