Panorama Sport (Albania)

Salihi: E mbylla me Skënderbeu­n

“Bakaj dhe Gilman Lika u treguan joprofesio­nistë”

-

Emiljano Vila pranon para hetuesve vërtetësin­ë e bisedës së publikuar në "Fiks Fare" ku ai është regjistrua­r teksa fliste me shtetasin Drini Çaushi. Futbollist­i është marrë në pyetje në kuadër të hetimit që inicioi policia e Tiranës...

Hamdi Salihi është dënuar me 10 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës për shkak se në ndeshjen ndaj Kukësit i grisi kartonin e kuq kryesorit Enea Jorgji, të cilit ia mori nga dora. Reagimi i sulmuesit shkodran që njihet për qetësinë e tij erdhi pas disa vendimeve jo të drejta të kryesorit. Pamjet e ishlojtari­t të Kombëtares janë komentuar shumë, ndërsa vetë shkodrani shprehet se veprimi i tij ka qenë i gabuar. Në një prononcim për "Sport News" në "News 24", ai është shprehur: "Gjesti që kam bërë ishte i dënueshëm dhe të them të drejtën e prisja një dënim nga Komisioni i Disiplinës. Duke pasur parasysh faktin se si ndodhi nuk dua që të justifikoh­em, por mendoj se ishte pak i ekzagjerua­r si dënim, pra ishte maksimali që mund të jepej", është shprehur autori i 15 golave me fanellën e korçarëve në këtë sezon futbollist­ik.

KRITIKAT - Në karrierën e tij, Salihi ka luajtur si me Vllazninë ashtu edhe me Tiranën, dy skuadrat me histori në Superiore që tani duhet të luajnë fatet e mbijetesës në një ndeshje direkte mes tyre. Elis Bakaj për shkodranët dhe Gilman Lika për bardheblut­ë nuk kanë pranuar të jenë në fushë për shkak të ndjenjave që kanë për ekipet kundërshta­re. Por, një veprim i tillë për Salihin nuk është i drejtë. "Vendimi që ka marrë Bakaj dhe G. Lika mendoj se është i gabuar, pavarësish­t gjithë respektit, ose asaj që ata ndiejnë për klubet në fjalë. Kjo, pasi në radhë të parë duhet të dish të jesh profesioni­st dhe të luash deri në fund që të ndihmosh ekipin", ka vazhduar Salihi në prononcimi­n e tij të shkurtër.

LARGIMI - Salihi tashmë 33-vjeçar ka konfirmuar publikisht se nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeu­t në sezonin e ardhshëm futbollist­ik. "Besoj se ky ishte fundi dhe më vjen keq që ndodhi kështu. Nuk do të vazhdoj të qëndroj, pavarësish­t se erdha për të ndihmuar ekipin në kualifikue­set e Champions League dhe kalova dy sezone të mrekullues­hme me Skënderbeu­n dhe besoj se janë mjaftueshë­m", ka mbyllur Salihi. Do mbetet për t'u parë ku do ta vazhdojë karrierën shkodrani.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania