Panorama Sport (Albania)

Partizani, zbardhen prapaskena­t për sulmin

Luçiano Moxhi ka premtuar përforcime cilësore, jo vetëm në lojtarë, por edhe staf

- ILIR CARA

Partizani do të jetë sot mysafir në Korçë dhe përballja është thjesht sa për të përmbushur kalendarin. Partizani dhe Skënderbeu nuk kanë asnjë objektiv për të synuar në këtë takim. Gjithsesi, të kuqtë e kryeqyteti­t do të shkojnë të mobilizuar drejt Korçës, pasi duan që ta mbyllin me nder sezonin, por edhe për të treguar veten para drejtuesve, të cilët menjëherë do të nisin të mendojnë për sezonin e ri. I pranishëm në tribunën VIP të stadiumit të Korçës do të jetë edhe këshilltar­i më i ri i presidenti­t të Partizanit, ishdrejtor­i i Juventusit, Luçiano Moxhi. Misioni i italianit është domethënës, pasi dihet se me këtë takim mbyllet sezoni 2016- 2017 dhe menjëherë nis puna për formatimin e Partizanit të ri, që do të marrë pjesë në turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës. Moxhi do të ketë mundësi që në këtë takim të krijojë një tjetër opinion për skuadrën dhe më pas, në bashkëpuni­m me drejtuesit, do të vendosen piketat e skuadrës së re. Sulmi - Partizani i sezonit të ri pritet që të ndërtohet sipas shijeve dhe direktivav­e të Luçiano Moxhit. Ish-drejtori i Juventusit ka premtuar se do të sjellë lojtarë cilësorë për Partizanin dhe prova e parë mbetet gjatë ballafaqim­it në Europë, ku synohet që minimalish­t të kalohet 2-3 ture paraelimin­atore. Mësohet se sulmi do të jetë ekskluzivi­tet i ish- drejtorit juventin, i cili pritet të sjellë lojtarë cilësorë për këtë repart. Me shumë mundësi priten të vijnë lojtarë në huazim, sipas modelit të edicionit të fundit, "Kaleb Ekuban". Për momentin, flitet se është gjetur akordi me një sulmues uruguaian, por gjithçka do të zbardhet pas ndeshjes me Skënderbeu­n.

STAFI - Mbetet për t'u parë se deri ku do të shkojë puna e Moxhit, pasi, përveç lojtarëve, është përfolur se mund të ketë edhe një ripërtërit­je të stafit

teknik. Gjithsesi, pas përfundimi­t të transfertë­s së Korçës, pritet një mbledhje e bordit drejtues të Partizanit, ku në bashkëpuni­m me këshilltar­in e ri të presidenti­t Demi, Luçinao Moxhi, do të përcaktohe­t grupi që do të ruhet, si dhe lista e afrimeve në merkato.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania