Panorama Sport (Albania)

Mbrëmja e kupave, Anglia, Gjermania dhe Spanja duan festë

Trajneri i Realit të Madridit: Si e kujtoj finalen e vitit 1998

-

Zinedin Zidan sfidon Juventusin me... Ronaldon. Trajneri i Realit të Madridit ka thënë se portugezi po kalon një formë të shkëlqyer dhe sekreti për këtë fakt janë pushimet që ka bërë gjatë sezonit. Në një intervistë për "UEFA"-n, Zizu vlerëson maksimalis­ht Bufonin dhe Alegrin, por thotë se do të shkojë në Kardif për të fituar Ligën e Kampionëve. Si do ta analizonit kohën tuaj që nga dita e parë nën drejtimin e Realit?

Unë jam shumë i lumtur që kam pasur mundësinë për të drejtuar këtë ekip. Nuk është punë aspak e lehtë, por me pasion mund t'i përballosh vështirësi­të. Kam punuar shumë dhe kam shpenzuar 3 vite me të rinjtë për t'u bërë trajner. Tani kam mundësinë e artë për të drejtuar këtë klub të mrekullues­hëm me staf shumë të përgatitur dhe futbollist­ë cilësorë. Çfarë po ndodh me Ronaldon. Është pozicioni i tij në fushë apo fakti që ka pushuar disa ndeshje që është në formë super? Është një vendim që kemi marrë të dy së bashku dhe kemi diskutuar me njëri-tjetrin. Ne e dimë që ndonjëherë lojtarët duhet të luajnë më pak, pikërisht për të qenë të freskët në fundin e sezonit. Ai ka luajtur shumë ndeshje këtë vit, por ndonjëherë e kam lënë pushim. Është në formë të mirë, por jo vetëm këtë vit. Për më tepër tani arriti të shënonte 100 gola në Champions...

Nuk ka fjalë për ta përshkruar atë që ai bën në fushën e lojës. Nuk janë vetëm golat matës së punës dhe ndeshjeve të shkëlqyera që ka bërë. Ai ka shënuar më shumë se 400 gola për Realin në të gjitha kompeticio­net. Me një lojtar të tillë, mund t'i bësh ëndrrat realitet. Herën e fundit kur Juventusi dhe Reali luanin një finale ishte në vitin 1998 dhe ju ishit lojtar i Juventusit. E kujtoni atë mbrëmje?

Momente të tilla janë të bukura, por edhe të trishtuara, por janë pjesë e karrierës së një futbollist­i dhe duhet ta pranojmë këtë. Unë jam shumë i kënaqur që fitova kupën pak vite më vonë me Realin. Çfarë mendimi keni për trajnerin e Juventusit?

Alegri meriton gjithçka, sepse ka bërë një punë të shkëlqyer. Është një nga më të mirët në botë dhe kjo kuptohet nëse sheh ekipin që po drejton. Sigurisht që lojtarët janë ata që luajnë, por dora e trajnerit kuptohet shumë mirë. Kam respekt për të.

Në ekipin italian luan edhe Xhanluixhi Bufon...

Ai ka lindur lider dhe ka bërë një karrierë të shkëlqyer. Është lider në fushë dhe jashtë saj, një kapiten i madh. Ka qenë gjithmonë i përulur dhe punëtor, prandaj ka arritur në këto nivele.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania