Panorama Sport (Albania)

Kamza kampione, vendos “ruleta” e penalltive

Portieri Gjonikaj bëhet hero, lushnjarët humbasin shumë raste, sulmi në ditën “jo”

- BESAR BOZGO

Kamza shpallet kam pione e Kategorisë së Parë. Pas dy titujve të hequr padrejtësi­sht nga sistemi komunist, skuadra që përfaqëson qytetin në periferi të Tiranës dje ka fituar titullin pasi mundi Lushnjën. Për Kamzën është trofeu i parë që fiton në historinë e vet si klub. Një finale ku për 120 minuta prodhoi shumë raste, traversa, tension dhe spektakël, por mundoi goli. Në fund, u desh goditja e penalltive për të përcaktuar fituesin. Portieri i Kamzës, Fabio Gjonikaj, ishte pa dyshim heroi i skuadrës në finalen e djeshme. Gjatë 120 minutave shpëtoi në shumë raste portën nga gola të sigurt, në një kohë që priti edhe penalltinë e parë të Çelës duke i dhënë zemër skuadrës.

NDESHJA - Loja nis e qetë me të dyja ekipet që tregohen të kujdesshme. Rasti i parë i sfidës vjen në minutën e 36-të. Mone kroson në mënyrë perfekte në zonë nga goditja e dënimit duke nxjerrë të vetëm Xhafën shumë pranë portës, por goditja e mbrojtësit me kokë është e gabuar dhe përfundon shumë mbi traversë. Lushnjarët marrin zemër dhe një minutë më pas është Taullau që krijon hapësirën e nevojshme në qendër dhe provon nga rreth 30 metra, por topi përplaset në traversë dhe del jashtë. Pas këtyre dy momenteve zgjohet Kamza. Në të 38-ën ka një aksion perfekt të kamzalinjv­e. Një krosim i gjatë në mesfushë ku Malindi devijon saktë me kokë për Morinën që del i vetëm në të djathtë dhe shërben për Rezin në zonë që ka shansin më të mirë, por nuk e kontrollon topin siç duhet dhe humbet një rast ideal. Pjesa

e dytë nis me një goditje të rrezikshme të Cankës nga jashtë zone, por është Gjonikaj që grushton duke shpëtuar portën e tij nga goli. Nimani që nuk ka më shumë se një minutë në lojë dhe prek topin e parë, shpërdoron një shans të artë. Shkodrani lëviz bukur

në zonë dhe në të majtë del i vetëm përballë Spahos, por topi i goditur prej tij përfundon ngjitur me shtyllën pingule. Atëherë kur loja ishte e qetë, është Boci që ngacmon. Mbrojtësi provon një goditje nga rreth 35 metra dhe Spaho pret me vështirësi duke e lënë

topin aty pranë ku ndërhyn Morina që gjuan, por është sërish portieri lushnjar që shpëton portën e tij nga goli. 90 minutat mbyllen në barazim pa gola. Shtesa nis me një rast të pastër për Kamzën. Elmazi jep një top të gjatë për Morinën, i cili në hyrje të zonës sheh

edhe daljen e portierit Spaho dhe godet me parabol, por gabon shënjestër pasi topi përfundon jashtë. Në minutën e 108-të ka një aksion të gjatë të lushnjarëv­e. Çela shkon deri në fundore në të djathtë dhe kroson në zonë aty ku Canka thuajse mbi vijën fatale kthen me vështirësi në qendër për Sefën, i cili vetëm 7 metra larg portës godet, por pret mrekullish­t Gjonikaj me këmbë duke shpëtuar Kamzën nga goli i sigurtë. 120 minutat nuk sjellin gol dhe shkohet te penalltitë. Nga pika e bardhë, Kamza fiton 4-3.

 ??  ??
 ?? Fotot: F.Hazizllari ?? Kamza, kampione e Kategorisë së Parë për sezonin 2016-2017
Fotot: F.Hazizllari Kamza, kampione e Kategorisë së Parë për sezonin 2016-2017

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania