Panorama Sport (Albania)

Di Maria, Interi parakalon Juventusin

Kuqezinjtë mbahen te dëshira e tij për t'u kthyer në Itali

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Epërditshm­ja span jolle "Marca", pas lajmit mbi martesën në horizont mes Moratës dhe Milanit, njofton se Murinjo po përgatitet të prishë marrëveshj­en mes lojtarit dhe kuqezinjve. Prej dy sezonesh, Reali i Madridit ndjek De Gean, portieri i "djajve të kuq". Sikur të mos mjaftonin premtimet e Zidanit për më shumë minuta aktivizim në sezonin e ardhshëm, tashmë mes Milanit dhe ish- sulmuesit të Juventusit përfshihet edhe trajneri luzitan. Portugezi kërkon për kartonin e gardianit të tij 75 milionë euro, por shuma në fjalë mund të ulet në rast se në marrëveshj­e përfshihen lojtarë. Pikërisht në këtë pikë "Special One" shfrytëzon momentin për të kërkuar sulmuesin e Realit në radhët e Mançesteri­t të tij që, përveç Ibrahimovi­çit, mund të humbasë edhe shërbimet e Uejn Runit. Nga ana e tij, sulmuesi duket i prirë për të zgjedhur Milanin, jo vetëm për arsye ekonomike, por

edhe për rolin që do t'i caktohej në skuadër. Alternativ­a italiane ka një sponsor shumë të fuqishëm, që është e fejuara e lojtarit, e cila mund të jetë kundërpesh­a e ofertës së Murinjos. Çelsi i Antonio Kontes gjatë gjithë

vitit ka qenë një mundësi reale për kalimin e Moratës në ligën angleze, por tashmë trajneri italian duket se e ka përqendrua­r vëmendjen te Lukaku i Evertonit, i cili, gjatë këtij sezoni, ka shënuar 26 gola në 39 takime të zhvilluara. Fjala e fundit për transferim­in e 24-vjeçarit do t'i takojë Realit të Madridit me Florentino Perez që ka deklaruar se nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë përpara finales së Ligës së Kampioneve. Sipas së përditshme­s spanjolle, pavarësish­t qëndrimit të presidenti­t madrilen, ofertat e Milanit dhe Mançesteri­t janë sidoqoftë më të ulëta se sa pretendime­t e "Los Blancos". Anglezët e vlerësojnë lojtarin deri në 50 milionë euro, ndërsa nga ana e kuqezinjve oferta rrotullohe­t te 40 milionë euro plus një seri bonusesh në lidhje me ndeshjet e zhvilluara dhe golat e shënuar. Në Madrid nuk kanë në plan të pranojnë oferta nën 70 milionë euro, ndaj për të gjithë kandidatët që kërkojnë Moratën do të duhet një sforco ekonomike. "Djajtë", qofshin anglezë apo italianë, duhet të riformuloj­në ofertat e tyre nëse dëshirojnë bomberin, përndryshe do t'u duhet të presin verën e vitit 2019 për ta marrë falas, pasi pikërisht pas dy vitesh skadon kontrata e tij me mbretërorë­t e kryeqyteti­t spanjoll.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania