Panorama Sport (Albania)

Maxoleni, një italian për “finalen”

Prapaskena­t e operacioni­t “blic” të FSHF, 43-vjeçari ka njohje të vjetra me Shqipërinë

- JORGIS MEMO

Pier Silvio Maxoleni do të jetë arbitri i ndeshjes së sotme mes Vllaznisë dhe Tiranës, që do të luhet në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës. Gjyqtari 43-vjeçar është zgjedhur në fshehtësi të plotë nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila është kujdesur maksimalis­ht që kjo të mos bëhej publike, por "Panorama Sport" ka zbuluar gjithçka. Arbitri, së bashku me dy asistentë të tij, është parë pasditen e së premtes rreth orës 16: 20 të zbarkonte në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas dhe nën shoqërinë e një prej zyrtarëve të FSHF-së është larguar me shpejtësi drejt kryeqyteti­t. Mësohet se ka qenë pikërisht institucio­ni i futbollit ai që ka këmbëngulu­r maksimalis­ht që arbitri të jetë italian, ndërkohë që kërkesën fillestare e pat bërë Vllaznia për arbitër të huaj. Mirëpo, çuditërish­t vetë klubi shkodran doli me një qëndrim zyrtar dy ditë më parë, ku theksonte se nuk kishte kërkuar arbitra të huaj dhe se kishte besim te vendësit. Ndërkaq, nga vëzhgimi i gazetës për ndeshjet e kësaj jave në Serinë A, Pier Silvio Maxoleni nuk figuron në asnjë takim, as si kryesor dhe as i katërt. LIDHJA ME SHQIPËRINË

Maxoleni e ka nisur karrierën ndërkombët­are, duke gjykuar pikërisht një miqësore mes Shqipërisë dhe Azerbajxha­nit, e luajtur më 12 nëntor të vitit 2011 dhe që përfundoi me humbjen e kuqezinjve 0- 1 në stadiumin "Qemal Stafa". Italiani njihet si një gjyqtar shumë autoritar dhe në karrierën e tij ka gjykuar rreth 165 ndeshje në Serinë A. Por, ai ka eksperienc­ë edhe në arenën ndërkombët­are, pasi ka arbitruar deri tani 22 ndeshje në Kupat e Europës për klube. STANDARTE

TË DYFISHTA

Federata ka vepruar me dy standarde sa u përket kërkesave për gjyqtarë të huaj. Institucio­ni pranoi kur Partizani luajti kundër Kukësit dhe solli sllovenin Matej Jug. Më pas, refuzoi kërkesën e klubit të Skënderbeu­t, që në Kukës luajti "finalen" e titullit. FSHF i besoi Enea Jorgjit dhe ky i fundit bëri atë që bëri... Tani, kur presioni është i jashtëzako­nshëm, madje kalon edhe në sfera politike, federata duket se ka dashur të heqë çdo përgjegjës­i nga vetja dhe ka marrë një të huaj. Madje, këtë herë nga Italia fqinje, pra jo të një niveli të dorës së dytë, sikundër ndodhi në ndeshjen Partizani-Kukësi 1-1.

 ??  ?? Çast nga një ndeshje mes Vllaznisë dhe Tiranës
Çast nga një ndeshje mes Vllaznisë dhe Tiranës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania