Panorama Sport (Albania)

“Tirana i bëri llogaritë gabim, por mbijeton”

"Mbështes Bakajn dhe Likën, edhe unë do të veproja si ata"

- ADELA MERKO

Elvis Sina "voton" për mbijetesën e Ti ranës. Ish- kapiteni është i bindur që bardhebutë do ia dalin në Shkodër, paçka se nuk heziton që të radhisë edhe një herë gabimet e bëra që sipas tij nisën pas marrëveshj­es me Kukësin. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", ai komenton "dezertorët". Ai mbështet Bakajn dhe Likën, madje deklaron se edhe ai do vepronte si ata.

E kishte menduar ndonjëherë Sina që Vllaznia dhe Tirana do të luanin një "finale" mbijetese?

Jo vetëm unë, po askush nuk e kishte menduar këtë gjë. Askujt nuk i pëlqen, por faktet janë këto.

Do ishte një humbje për Shqipërinë rënia e një prej dy klubeve më të mëdha apo ndoshta do i bënte mirë që të vinin mend për të ardhmen?

Pa dyshim që është një humbje e madhe, kushdo që të bjerë. Kampionati s'ka lezet pa "klasiken". Por edhe pjesa tjetër qëndron, ndoshta rënia e ndonjërës mund të shërbejë për të zënë mend. Gjithsesi,

unë uroj që të mos e shoh kurrë Tiranën në të Parën. Do ishte fatale.

Tirana luan vetëm për fitore, as pika nuk i bën punë. A do ia dalë në "Loro Boriçi"?

Kam një lloj bindjeje që do ia dalin. Për të shmangur "dramën", do japin shpirtin

në fushë. Dhe të jeni të sigurt që për asnjë nuk është e lehtë që të luajë një ndeshje të tillë.

Pse erdhi situata deri në këtë pikë?

Pas ndeshjes me Kukësin, kur pati një lloj marrëveshj­eje, pata thënë që i bën llogaritë gabim. Dhe, për fat të

keq, fjala ime doli. Tirana sot rrezikon rënien. Kupa nuk ka vlerë nëse bie.

Ky është gabimi më i madh?

Kjo është vetëm një pjesë, pasi edhe në fushë i ka shkarë këmba. Të gjitha skuadrat luanin për diçka, ai "pakt"

i prishi punë. Ndoshta nuk do fitonin ndaj Kukësit, por barazimin edhe mund ta merrnin. Dhe ajo pikë do i jepte me shumë moral për ndeshjen me Korabin, Laçin, Teutën apo edhe me Vllazninë. Janë 4 ndeshje që mund të përkthehes­hin me më shumë pikë.

Si ka mundësi që ekipi nuk u "zgjua" kurrë në 13 javë dhe kthesa erdhi vetëm me Korabin?

Të shpresosh që të marrësh pikë në dy ndeshjet e fundit është e tepërt. Megjithatë, këtu kanë ndikuar edhe mungesat. Grupi nuk ka qenë kurrë i plotë.

Si ish-kapiten, çfarë do i thoshit ekipit?

Unë finale mbijetese nuk kam luajtur kurrë, pasi edhe në 2014-ën kur rrezikonin, situata ndryshoi që në janar. Ndaj nuk kanë ngjashmëri sezonet. Vetëm një këshillë kam: të jenë super të qetë dhe të luajnë futboll. Të jenë mirë fizikisht, mendërisht dhe të mos kenë presion.

Një koment për "dezertorët" keni? Bakaj dhe G.Lika nuk pranuan të luajnë kundër ish-ekipeve...

Të dy janë lojtarë profesioni­stë, por duke qenë se ne jetojmë në një vend kur paragjykim­i është në nivele të larta, u detyruan që të bënin këtë zgjedhje. Edhe unë vetë, po të isha në të njëjtën situatë, nuk do luaja. Është hera e parë që ndodh kjo gjë, por unë i mirëkuptoj.

"Fanatics" vazhdojnë bojkotin, por tifozët s'do mungojnë në Shkodër. Po Sina do jetë në "Loro Boriçi"?

Patjetër që po. Do jem i pranishëm. Tensionet e viteve të fundit duhet të harrohen dhe klubet të kthehet në origjinë. Gjithnjë kanë dhuruar "fair play", ndaj këtë pres edhe sot.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania