Panorama Sport (Albania)

Josa-Cungu, treni i fundit për dy trajnerët miq

Vllaznia-Tirana, të përbashkta­t e ekipeve legjendë

- OLSI TUJANI

Karriera dhe profe sioni mund të jenë aq të çuditshëm, sa të bëjnë që përballë të kesh mikun më të mirë apo bashkëpunë­torin besnik të dikurshëm. I tillë është rasti JosaCungu. Dy trajnerët që rrezikojnë të hyjnë në historinë e errët për secilën nga skuadrat respektive e kanë një të përbashkët në Shkodër me njëritjetr­in. Në sezonin 2007-2008, Josa ka drejtuar skuadrën shkodrane dhe në hapat e para të trajningut përkrah tij si ndihmës ka qenë pikërisht trajneri aktual i Vllaznisë, Armando Cungu. Në atë periudhë, ai kish drejtuar Adën, ndërkohë që në elitën e futbollit shqiptar është ulur si fillim në pankinë me teknikun kryeqyteta­s. Një miqësi që vijon edhe në ditët e sotme, por për fat të keq do të duhet të "ngrijë" për 90 minuta. Tensioni, ankthi, stresi dhe uria për të fituar dhe siguruar mbijetesën do të bëjë që dy miqtë të "harrohen", por të fokusohen tek ekipet e tyre. Por… miqësia e teknikëve do të bëjë që në fund ngushëllim­i i parë për cilindo prej tyre të vijë nga miku i ngushtë: trajneri fitues i kësaj finaleje të errët të historisë.

E ARDHMJA

Qartësisht situata e Josës dhe Cungut është ndër më të rrezikuara­t për të ardhmen në ekipin respektiv. Për secilin prej tyre, në rast të rënies në të Parën, përveç njollës së turpit, do të bëhej thuajse e pamundur vazhdimësi­a me skuadrën edhe në edicionin pasardhës. Nëse Cungu është shprehur se në fund të sezonit do të mendojë të ardhmen e tij, nga ana tjetër, Josa dhe Tirana duket se e kanë disi më të vështirë bashkëpuni­min mes tyre. Kjo për vetë pozitat e krijuara në përfundim të këtij edicioni. Gjithçka ndryshon në rast se bardheblut­ë triumfojnë sot, pra shpëtojnë në Superiore dhe ja dalin që të fitojnë edhe të mërkurën përballë Skënderbeu­t. Me dy arritje të tilla, gjithçka do të ndryshonte dhe t’u hapte udhë projekteve për të ardhmen…

ANALIZA

Tirana dhe Vllaznia vijnë në momentin historik përgjatë historisë së tyre që nga themelimi, falë disa ngjarjeve që kanë ndodhur apo shkaqeve që kanë bërë të mundur që skuadrat të jenë "buzë greminës". "Panorama Sport" analizon situatën e skuadrave me të përbashkët­at që kanë deri në këtë moment apo edhe pikat ku

diferencoh­en mes tyre.

TË PËRBASHKËT­AT

* Si për ironi të fatit, e përbashkët­a është që kanë një objektiv të njëjtë: Sigurimin e mbijetesës në këtë 90minutësh.

* Tirana dhe Vllaznia prej tetë vitesh nuk luftojnë për titullin kampion. sezoni 2008-'09 bëri që Tirana për herë të fundit të fitojë titullin duke ia "marrë" Vllaznisë. Jo vetëm kaq, por të dyja këto skuadra përpëliten prej vitesh në mesin apo fundin e tabelës së klasifikim­it.

* Çdo veprim e ka një shkak, por dukshëm gjendja e dy skuadrave në këtë pikë i faturohet keqmenaxhi­mit nga drejtuesit aktualë të secilës.

* Janë dy skuadrat më të vjetra të Shqipërisë dhe luajnë atë që quhet "derbi i Shqipërisë", mirëpo për fat të keq secila prej tyre është braktisur nga tifozëria gjatë këtij sezoni.

* Një tjetër e përbashkët mes ekipeve është fakti që në

këtë sezon kanë pasur mundësinë të luajnë në stadiumet e tyre të reja, të rindërtuar­a apo rikonstruk­tuara, të cilat, me sa duket, janë një "mallkim". Shembull është Elbasani…

* Për fat të keq, Tirana dhe Vllaznia janë dy klube historike në Shqipëri, por pesha e fanellës është venitur shumë së fundmi. Dikur duhej "emër" për të veshur secilën prej tyre, aktualisht në këto ekipe mund të luajë kushdo.

* Do të jetë fatkeqësi për secilën, por edhe për futbollin shqiptar që do humbasë njërën prej tyre në elitë, mirëpo e sigurt është që secila nga skuadrat që do të bjerë mund të pësojë ndryshime rrënjësore në administri­m dhe funksionim­in si klub. Gjë e cila mund të shërbejë si pikë kthese pozitive për të ardhmen.

* Në ka një faktor turpi që do i faturohet secilës që do të ketë fatin të bjerë në të Parën,

është fakti i të bërit aleanca gjatë këtij viti dhe që kanë bërë krejtësish­t gabim llogaritë. Luajnë mbijetesën në 90minutësh­in e fundit. Ndryshimet

* Meqenëse luhet për mbijetesë, diferenca e parë mes ekipeve nis nga fakti që Tirana nuk ka rënë asnjëherë në historinë e saj në kategorinë inferiore, ndërkohë që Vllaznia ka luajtur dy herë në të Parën gjatë historisë së saj.

* Janë skuadra të ndryshme dhe për pasojë diferenca e parë vjen në administri­m: Tirana ka një president, ndërkohë që Vllaznia është ekip i administru­ar nga bashkia e qytetit.

* Financat janë një faktor i rëndësishë­m për një ekip gjatë sezonit dhe për shkodranët prania e tyre ka qenë thuajse e garantuar, megjithëse me burokracit­ë bezdisëse shtetërore. Nga ana tjetër, Tirana ka pasur dukshëm vështirësi ekonomike: Shembull? Bllokimi i merkatos së dimrit.

* Vllaznia prej vitesh e ka bazuar ndërtimin e ekipit në fidanishte­n e talenteve dhe mund të konsideroh­et si diçka pozitive ky fakt. Nga ana tjetër, Tirana prej vitesh e bazon merkaton në tregun e huaj dhe së fundmi nuk ka gjetur bomberin që justifikon fanellën.

 ??  ?? Mirel Josa dhe Armando Cungu kur drejtonin Vllazninë në vitin 2007
Mirel Josa dhe Armando Cungu kur drejtonin Vllazninë në vitin 2007
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania