Panorama Sport (Albania)

"Shkodranët kanë mentalitet kampionësh, do ia dalin"

-

Ilir Dibra mendon se Vllaznia është favorite përballë Tiranës. Një prej ish-mbrojtësve më të spikatur të kuqebluve në vitet e fundit sheh faktorin fushë dhe tifozët si një "armë" për vendësit. "Nuk e fsheh dëshirën që dua të shpëtojë Vllaznia, por këtë e bazoj në fakte. Nuk e meritojnë që të diskutojnë rënien, megjithatë sot nuk është koha për të gjetur fajtorë, por vetëm për të shpëtuar. Të gjithë bashkë, pa asnjë përjashtim, duhet të përkrahim këtë ekip. Jemi më të favorizuar, pasi na duhet vetëm një barazim për të mbijetuar. Por, dashur pa dashur, në një duel i tillë vendoset edhe ana psikologji­ke. Mungesat, largimet e pakuptimta në momentet e fundit do të kenë ndikimin e tyre. Por unë besoj se do ia dalin". Si një ish-trajner i ekipeve të akademisë "Vllaznia", ai e njeh mirë mentalitet­in dhe dëshirën e shkodranëv­e. "Kam besim te këta djem dhe mentalitet­i i tyre. Kanë qenë këta lojtarë që treguan maksimumin ndaj Kukësit e Partizanit e po ashtu rivalizuan ndaj Skënderbeu­t. Dhe do të jenë po ata që do të realizojnë me sukses qëllimin. Ata nuk do të jenë vetëm, pasi do të kenë pas vetes një Shkodër të tërë që do i mbështesë. Janë djem që janë rritur kampionë dhe do të dinë ta kapërcejnë këtë pengesë. Vllaznia do të mbetet në Superiore. Nga ana tjetër, unë ndihem tepër i mërzitur se si një nga dy skuadrat që pak vite më parë ishin në luftë për titull, nesër ( sot) do të diskutojnë rënien mes tyre. Sigurisht që dua Shkodrën, por keq më vjen edhe për Tiranën. Megjithatë, kështu si po luhet ky futbolli ynë, nuk presim më surpriza", përfundoi ishqendërm­brojtësi i Vllaznisë për "Panorama Sport". Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania