Panorama Sport (Albania)

“S'pranoj kritika nga bixhozxhin­j”

Përgjigje edhe Ademit: Merru me problemet dhe shih ku është katandisur Vllaznia

-

Elis Bakaj i përgjigjet ashpër ish-trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, i cili një ditë më parë e shigjetoi përmes një postimi në "Facebook". Gjatë pasdites së djeshme, futbollist­i, i cili nuk pranoi të luante në një ndeshje mbijetese kundër Tiranës, ka bërë një reagim të gjatë në faqen e tij zyrtare, duke e cilësuar Martinin si një bixhozxhi. Në statusin e tij, Bakaj u kërkon ndjesë tifozëve dhe shokëve të skuadrës për këtë vendim të marrë, mirëpo i ka dhënë një përgjigje publike edhe kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Ademit për deklaratën dhe etiketimet e saj. Bakaj ka sqaruar se vendimi i tij ka qenë i vështirë, mirëpo e ka krahasuar këtë 90-minutësh me një situatë tragjike: "Vllaznia-Tirana është njësoj si të shohësh njeriun tënd të afërt duke vdekur, pikërisht për këtë arsye nuk kisha zemër ta përballoja...", ka shkruar ndër të tjera fantazisti në statusin e tij. REAGIMI

"Do të doja shumë të heshtja në këtë moment dhe ta lija fokusin te ndeshja, por disa persona që kërkojnë të më sulmojnë, e meritojnë një përgjigje. Në radhë të parë, dua t'u kërkoj falje tifozëve të Vllaznisë sepse më kanë respektuar. Më pas, edhe shokëve të skuadrës dhe stafit. Nuk jam larguar me dëshirë nga Vllaznia. Po e përsëris, se e ndiej veten të pastër dhe të ndërgjegjs­hëm që më mirë të deklaroj se s'mund të luaj në këtë sfidë, sesa të futem në fushë dhe të bëj aktorin. Vdekjen e kam ditur, por që një ditë këto dy ekipe legjendë të futbollit shqiptar do të përballesh­in në një

REAGIMI

duel për mbijetesë, nuk ma priste mendja. Të gjithë e dinë mënyrën se si unë erdha te Vllaznia, pasi ishte UEFA që nuk e lejoi transferim­in tim te Tirana. Zgjodha Vllazninë me zemër dhe shpirt. Kisha edhe oferta të tjera, por duke e ditur forcën e këtij klubi, historinë dhe gjithçka, nuk u mendova dy herë. Dikush thotë se mora para, por unë paratë i kisha të sigurta në çdo ekip që do të shkoja. Erdhi një moment tepër delikat, ndaj mora atë vendim. Përse askush nuk merret me lojtarë të tjerë që janë në

pozitat e mia? Apo vetëm Bakaj qenka problemi? Unë jam treguar i sinqertë. Ata që më njohin nga afër e dinë mjaft mirë se kurrë në jetën time nuk kam pranuar dhe s'kam qenë pjesë e asnjë prapaskene. E di që nuk është një gjest profesiona­l. Por, unë nëse do të isha kaq dinak, siç mendojnë disa, merrja karton të kuq në ndeshjen e fundit. E kisha menduar se Vllaznia dhe Tirana mund të arrinin deri këtu kur pashë ecurinë e fundit të të dyja skuadrave, por në momentin që diçka e tillë u bë fakt, më besoni është

shumë e vështirë për t'u përballuar. U kërkoj falje të gjithëve, i lutem të më kuptojnë. I pranoj kritikat nga të gjithë, por jo nga disa ishtrajner­ë bixhozxhin­j, që i kanë të zgjidhura rrugët që kalojnë në rrugicat e Shkodrës për të evituar borxhlinjt­ë. Në fillim thanë se s'do të shënoja. Pasi shënova, gjetën diçka tjetër për t'u kapur. U them këtyre ishtrajner­ëve, duke qenë se m'i njohin shumë mirë pikat e dobëta, do t'i punësoj si trajner personal të më progresojn­ë në mangësitë e mia. Fundja, në këtë mënyrë

s'do të rrijnë pa punë për një kohë të gjatë dhe të luajnë bixhoz rrugëve të Shkodrës".

PËR VOLTANA ADEMIN DHE TIFOZËT

"Sa i takon Kryetares së Bashkisë, nuk më irriton etiketimi i saj dezertor. Fundja, ajo është larg skuadrës dhe futbollit e s'mund të kuptojë ndjenjat e një futbollist­i. Edhe pse nuk është momenti, zonjës kryetare do t'i kujtoja se me golat e Bakajt, Vllaznia është deri këtu (pa hequr meritat e shokëve të tjerë). Mbase llogaritë do të ishin mbyllur më parë. Bakaj nuk u largua

2 javë dhe u rikthye sërish. Kryetarja duhet të shikojë Vllazninë më shpesh, duhet mbështetje nga njerëzit me pushtet. Fakti që Vllaznia ka vite që endet në këto ujëra e detyron kryetaren të kthejë kokën pas, për të analizuar problemet ndër vite të kuqebluve, probleme që sigurisht nuk i solli Bakaj me mungesën në një ndeshje apo për 3 muaj që u aktivizua te Vllaznia.

U drejtohem tifozëve kuqeblu që të më kuptojnë. U kërkoj falje, ata janë pjesa më e pafajshme e Vllaznisë. Vllaznia-Tirana është njësoj si të shohësh njeriun tënd të afërt duke vdekur, pikërisht për këtë arsye nuk kisha zemër ta përballoja...

Shpresoj që Zoti t'u japë rrugë të dyja ekipeve dhe në një mrekulli të shpëtojnë", shkruante dje fantazisti që mbylli sezonin te Vllaznia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania