Panorama Sport (Albania)

Tafili: Nuk e kemi frikë Tiranën, ja dalim me tifozët

Kapiteni dhe drejtori, të bindur për mbijetesën

-

Kapiteni në takimin e sotëm për ekipin kuqeblu Arsid Tafili dhe drejtori sportiv Eugent Zekaj janë të bindur se Vllaznia do të mbijetojë në Superiore. Pavarësish­t se përballë kanë një skuadër me shumë histori, lojtarë dhe drejtues të klubit shkodran janë të bindur në arritjen e një suksesi në këtë 90minutësh historik. Kapiteni - Arsid Tafili në këtë përballje do të ketë në krah edhe shiritin e kapitenit: "Është një përgjegjës­i e madhe. Përgjegjës­i janë të gjithë takimet e jo vetëm ky. Duke qenë një nga lojtarët më të vjetër të ekipit dhe kapiten në këtë përballje, shpresoj të jem në maksimumin tim që të përkrah edhe shokët e ekipit. Gjithkush që mund të jetë në fushën e lojës në këtë përballje do të mundohet që të tregojë maksimumin. Jemi të gjithë shkodranë, e ndiejmë këtë fanellë dhe për këtë jemi munduar që ta përgatisim këtë takim shumë mirë. Ne luajmë në shtëpinë tonë, kemi dy rezultate, kemi tifozët dhe, nga ana tjetër, Tiranën se kemi frikë. Presioni është më tepër nga ato sesa nga ne. Ne kemi rëndësi të shënojmë, nuk ka rëndësi se kush e bën. Ekipi këto ditë ka punuar në aspektin psikologji­k, pasi nuk është

dashur që të punojnë fizikisht. Tifozët duhet të na mbështesin". Eugent Zekaj - Ndërsa për drejtorin sportiv, Vllaznia do të arrijë që të shpërblejë edhe interesimi­n e mijëra qytetarëve: "Atmosfera në skuadër është pozitive dhe është përgatitur mirë. Shpresojmë që të marrim më të mirën e mundshme. Kemi zhvilluar një javë pa presion dhe tension në Ulqin. Ekipi është përgatitur mirë për të përballuar këtë ndeshje. Çdo gjë është gati dhe protagonis­tët të bëjnë më të mirën. Unë mendoj se Vllaznia do të mbijetojë dhe ne do të marrim një rezultat pozitiv. Unë dua t'i falënderoj mediat në ndihmë të klubit dhe të skuadrës së Vllaznisë. Këtu kam pranë Arsid Agim Tafilin, babai i të cilit është histori e sportit shqiptar. Kështu edhe i biri me shokë do të dinë që të mbajnë lart emrin e këtij klubi. Forca jonë janë njerëzit e mirë që po na ndihmojnë me inkurajime dhe me mbështetje. Nesër (sot) do të shikojmë një stadium të mbushur me njerëz të mirë që do të jenë si një familje e vetme". A.Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania