Panorama Sport (Albania)

Tre trofe për një vit, Shameti: Festoj edhe për Gjirokastr­ën

"Mos kryqëzoni arbitrin, të gjithë bëjnë gabime"

- SKERDILAID SULOZEQI

Ka dhënë siguri në prapavijë së bashku me pjesën tjetër të lojtarëve dhe tani është gati të festojë. Ylli Shameti, zv.kapiteni i Kukësit, në një intervistë për "Panorama Sport" ka folur për sezonin e gjatë, si dhe ngritjen e trofeut, që do ta bëjë pikërisht në stadiumin e qytetit të tij, në ndeshjen e sotme ndaj Flamurtari­t.

Nga maji në maj, në një vit kalendarik keni fituar 3 trofe me Kukësin, mund ta quani këtë si vitin më të mirë të karrierës suaj?

Pa dyshim që është viti më i suksesshëm për mua, por mendoj se për çdo lojtar do ishte diçka e bukur, aq më tepër kur ke qenë protagonis­t në të tri trofetë e fituar.

Shumë rivalë tuajt kanë qenë skeptikë dhe vazhdimish­t thonë që Kukësi nuk e meritoi titullin. Keni një përgjigje për ta?

Përgjigjen ia kemi dhënë në fushë çdo njeriu, sepse ne si lojtarë aty duhet të flasim më shumë se në çdo vend tjetër. Kemi bërë një vit të mrekullues­hëm dhe statistika­t e tregojnë më së miri këtë, 35 ndeshje të pamposhtur, gjithë sezonin pa asnjë humbje, nuk është diçka që ndodh çdo vit kjo, ndaj ne e kemi merituar titullin.

Mendoni që ndeshjes së fundit ndaj Skënderbeu­t iu prish bukuria prej arbitrit?

Jemi vetë prezent dhe shikues të shumë ndeshjeve të tilla në mbarë botën dhe, situata të këtij lloji ndodhin, kështu që të mos çojmë në gijotinë dikë që për gjithë vitin ka qenë një arbitër shumë i mirë, por që si ne, edhe ata mund të bëjnë gabime njerëzore.

Cili ka qenë sulmuesi që ju ka hapur punë më shumë këtë sezon?

Të gjitha skuadrat kanë sulmues cilësor dhe të gjithë kishin veçantitë e tyre, por pa dyshim Ekuban ka qenë një lojtar që me karakteris­tikat e tij të vendos në vështirësi. Gjithsesi, me ne s'ka shënuar asnjëherë këtë sezon, kështu që mendoj se kemi bërë një punë të mirë.

Titullin e ngrini në Gjirokastë­r, ju kishte shkuar ndonjëherë në mendje që do ta festonit titullin me një ekip tjetër në qytetin tuaj?

Jo, absolutish­t. Por, më vjen mirë, që do çoj kupën me ekipin që më ka dhënë edhe i kam dhënë shumë në qytetin tim ku jam formuar si futbollist. Më mirë se kaq mendoj

se s'mund të ndodhte.

Çfarë prisni nga qyteti juaj, pasi ju keni qenë kapiten aty, por në momentin e largimit keni pasur polemika?

Ashtu siç më kanë duartrokit­ur gjithmonë kur kam luajtur aty apo edhe si kundërshta­r, pres edhe këtë ndeshje të

gëzojnë me mua, sepse një pjesë e kupës dhe triumfit është edhe për ta.

Pas përfundimi­t të ndeshjeve të Europës, ju përfundon edhe kontrata. E shihni të ardhmen te Kukësi apo larg tij?

Për momentin, pas këtij viti të lodhshëm, do përqendroh­em për pushime me familjen time, pastaj do ulem pa dyshim me presidenti­n, sepse dëshira ime për të qëndruar është e madhe, duke qenë se te Kukësi jam si në shtëpinë time.

Në Kukës ju quajnë kuksian nga Gjirokastr­a, si ndiheni për këtë dhe sa i lidhur jeni me tifozët dhe këtë qytet?

Kam një marrëdhëni­e të mrekullues­hme me të gjithë në klub edhe në qytet, janë njerëz shumë të mirë, të cilët i vlerësoj shumë, natyrisht që secili prej tyre më ka mbështetur shumë, ashtu siç unë jam munduar me gjithë forcat e mia t'jua shpërblej mbështetje­n dhe besimin në fushën e blertë.

Cilat janë objektivat e Shametit për të ardhmen?

Unë jam njeri që punoj çdo ditë pa menduar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, i fitova të gjitha me Kukësin, por puna ime do vazhdojë të jetë e madhe për të arritur të tjera objektiva që do vendosë klubi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania