Panorama Sport (Albania)

Lutaj: Flamurtari, në një ëndërr të keqe që nuk mbaron kurrë

Ish-trajneri ka besim se vlonjatët do të mbijetojnë

-

Ish-trajneri i Flamurtari­t, Edmond Lutaj, është i bindur se Flamurtari do të sigurojë mbijetesën në këtë sezon futbollist­ik pas ndeshjes së sotme që do të ketë ndaj Korabit. Në një intervistë për "Panorama Sport", Lutaj shprehet ndër të tjera se ekipi vlonjat është në një ëndërr të keqe, e cila nuk mbaron asnjëherë.

Si e shikoni ecurinë e Flamurtari­t në këtë sezon futbollist­ik?

Situata për momentin më duket pozitive. Flamurtari­t i duhet edhe një sforco e fundit. Takimi ndaj Korabit është vendimtar për mbijetesën. Mendoni se ekipi do të sigurojë trepikëshi­n?

Jam i bindur që Flamurtari do të dalë nga ndeshja me fitore, por duhet pasur shumë kujdes dhe nuk duhet të nënvlerëso­het kundërshta­ri.

Çfarë nuk ka shkuar gjatë këtij sezoni tek ekipi vlonjat?

Që Flamurtari të luftojë për mbijetesë nuk mund të quhet sukses, por nuk duhet harruar që i janë hequr 6 pikë. Me pikët e hequra, Flamurtari do ishte në vend të katërt. Nëse Flamurtari do ishte i kënaqur me vendin e katërt, për këtë gjë nuk mund të shprehem, sepse nuk e di se çfarë objektivi kishte skuadra në fillim të kampionati­t.

Dhe si do ta përkufizon­it këtë kampionat?

Situata te Flamurtari më duket si një ëndërr e keqe, që nuk po mbaron kurrë. Gjërat përsëriten. Çështja sponsor apo shoqëri private duhet të zgjidhet për të mirën e ekipit. Kështu nuk duhet vazhduar më.

A do të arrijë skuadra të sigurojë mbijetesën në elitë? Jam 95% i bindur se Flamurtari do qëndrojë në Superiore. Kam vetëm një merak, të cilin nuk do ta shpreh, por do ta mbaj për vete.

Nëse Flamurtari shpëton, kush mendon se do të bjerë nga Kategoria?

Nuk ma nxë goja ta them, por Tirana dhe Vllaznia që rrezikojnë nuk duhet t'ia lejojnë vetes të jenë në ato pozita. Sinqerisht më vjen shumë keq për të dyja ekipet. Kampionati shqiptar do të jetë shumë i varfër nëse një nga këto dy ekipe do t'i mungojë sezonin e ardhshëm. Ndërkohë Kukësi ka fituar titullin. A është i merituar për verilindor­ët ky trofe? Nuk e ndoqa ndeshjen e fundit, por kam lexuar se është komentuar shumë gjykimi i arbitrit, i cili, sipas disa specialist­ësh dhe gazetarësh të futbollit, ka gjykuar hapur në favor të Kukësit. Mua nuk më vjen keq për Skënderbeu­n, pasi provoi se si janë ndier ekipet e tjera si Flamurtari për shembull kur ju vodh kampionati. Asnjë nga këto kampionate që janë luajtur këto vitet e fundit në Shqipëri nuk mund të quhet i merituar. Kampionati shqiptar po degradon dhe është bërë për të ardhur keq.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania