Panorama Sport (Albania)

Teuta, me shumë ndryshime në Laç

Trajneri Magani pritet t'u japë mundësi lojtarëve të rinj dhe atyre që kanë luajtur më pak

-

Teuta e trajnerit Gugash Magani udhëton e qetë sot drejt Laçit për të zhvilluar 90-minutëshin e fundit të sezonit futbollist­ik. Sigurimi i mbijetesës në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë, si dhe mbarimi i kontratës së disa lojtarëve, duket se u ka dhënë mundësinë lojtarëve të rinj, si Lika, Vila dhe Lajthia që të luajnë nga minuta e parë ndaj ekipit të Laçit. Pra, formacioni për transfertë­n e Laçit pritet që të ketë plot risi, pasi nga kjo ndeshje nis ndërtimi i Teutës së edicionit të ri. Trajneri Magani do të aktivizojë nga minuta e parë Slivestër Shkallën dhe shkodranin Arsen Sykaj. Gjithashtu, pritet që ta nisë nga fillimi ndeshjen e sotme edhe Fabio Hasa. Sulmuesit fierak Andi Ribaj do t'i besohet sulmi për këtë ndeshje. Kujtojmë që Ribaj është autori i dy golave në transfertë­n e fazës së dytë ndaj Laçit. Trajneri Gugash Magani, pas përfundimi­t të stërvitjes, ka mbledhur ekipin dhe i ka karikuar për këtë përballje. Ai u ka thënë lojtarëve që Teuta e ka siguruar mbijetesën dhe për këtë arsye do t'u jepet një shans edhe lojtarëve të rinj. Nuk ka mundësi më të mirë për t'i provuar lojtarët e rinj, sesa në një ndeshje zyrtare dhe që nuk ka presion ndaj ekipit. Ai u ka kërkuar lojtarëve që të luajnë pa pasur presion, por të jenë të qetë dhe të bëjnë atë çfarë dinë më mirë. Kjo këshillë është më shumë për lojtarët e rinj Vila, Lika, si dhe Lajthia, që shikohen si futbollist­ë me perspektiv­ë në kampin durrsak. Edhe pse nuk kanë zhvilluar ndeshje në Kategorinë Superiore, të tre lojtarët janë stërvitur pothuajse çdo ditë me ekipin e parë, së bashku me portierin e ri Shala. Në këtë përballje me Laçin, ku ekipi durrsak nuk asnjë objektiv, këta lojtarë do të kenë mundësinë të luajnë dhe të debutojnë në Superiore. Për Teutën është një ndeshje pa interes, por delikate për ekipin e Laçit, pasi përcaktohe­t e ardhmja e sezonit të ri. Hapësirë në këtë takim i është dhënë edhe Fabio Hasës, që iu bashkua Teutës në janar, por që nuk ka pasur shumë minuta në dispozicio­n. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania