Panorama Sport (Albania)

Në Superiore që 16 vjeç, kush është heroi i Kamzës

Portieri, vendimtar në finalen e djeshme ndaj Lushnjës

- ABDULLA DUSHKU

Fabio Gjonikaj ishte pa dyshim heroi i Kamzës në finalen e djeshme ndaj Lushnjës. Portieri ishte vendimtar në shumë raste gjatë 120 minutave lojë duke e shpëtuar portën e tij nga gola të sigurt. Dhe, më pas, priti penalltinë e parë të Çelës duke i dhënë zemër skuadrës. "Gardiani" është vetëm 22 vjeç, por historia e tij nis që gjashtë vite më parë, atëherë kur ende nuk kishte mbushur 17. Ka debutuar në elitë me Dinamon, në një kohë që ka provuar të luajë edhe me Partizanin, madje duke lënë gjurmë tri vite më parë me 11- metërshin që i priti kapitenit korçar, Bledi Shkëmbi. HISTORIA

Portieri nga Puka ishte vetëm 16 vjeç kur u bë pjesë e Dinamos në Superiore në sezonin 2011- 2012. Gardiani luajti tri takime me blutë duke rënë menjëherë në sy me paraqitjet e tij. Duke qenë se ishte fundi i epokës së klubit blu në elitë, portieri u transferua te Partizani. Ishte 8 nëntori i 2014-ës, kur Gjonikaj provoi për herë të parë të luante me fanellën e kuqe në Superiore. Në një sfidë përballë Skënderbeu­t, pukjani ishte në stol, por u thirr që në minutën e 25-të për të hyrë në fushë, pasi Xhika u ndëshkua me karton të kuq. Penallti për Skënderbeu­n,

ku është mjeshtri i 11metërsha­ve Shkëmbi që e merr përsipër. Por, Gjonikaj surprizon duke i pritur penalltinë kapitenit korçar.

KAMZA

Hapësirat te Partizani ishin minimale për të dhe klubi e huazon te Kamza. Dy sezone titullar i padiskutue­shëm te kamzalinjt­ë. Dje, puna e tij dhe e skuadrës u shpërblye duke u shpallur kampionë të së Parës. Pas takimit të djeshëm, Gjonikaj u shpreh: "Ndihem shumë mirë që e fituam këtë trofe. E

merituam këtë sukses. Ishim më të mirët dhe realizuam objektivin e dytë që kishim, pasi siguruam më parë titullin kampion. Nuk e besoja që fati i ekipit do ishte në dorën time. Megjithatë, bëra gjithçka munda dhe jam i lumtur që e ndihmova skuadrën për të arritur objektivin. Një sezon perfekt që u mbyll në mënyrën më të mirë. Pasi siguruam ngjitjen në Superiore, ishte momenti që të festonim edhe titullin kampion", përfundoi prononcimi­n portieri i Kamzës, Fabio Gjonikaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania