Panorama Sport (Albania)

Uoriors-Klivlend, finalja “klasike”

Kampionët e Kavaliers mbyllin llogaritë me Boston Sëlltiks në shifrat e përgjithsh­me 4-1

-

Për të tretin vit rad hazi do të jetë Gold en Steit Uoriors kundër Klivlend Kavaliers që do të vendosin për "unazën" e NBA- së. Me 35 pikët e shënuara nga LeBron Xhejms që i dhuruan atij edhe vendi e parë i të gjithë kohërave si pikëshënue­s në fazën e "play off"-it, Kavaliers mposhti Boston Sëlltiks në ndeshjen e pesë me shifrat e përgjithsh­me 135102 dhe mbylli serinë 4-1 të finaleve në Konferencë­n e Lindjes. Njëherësh formacioni i Ohajos mbron edhe titullin kampion të fituar një vit më parë. Pa histori u luajt edhe finalja e pestë e Lindjes në "TD Garden" atje ku kampionët në fuqi të NBA- së "mbytën" të zotët e shtëpisë. Lideri i kësaj mbrëmje ka qenë sërish "Mbreti", i cili shënoi 35 pikë dhe ngjitet në kuotën e 5995 pikëve në "play off" duke zbritur nga froni një legjendë të basketboll­it si Majkëll Xhordan (5987 pikë). Kështu akti i tretë i "Finals" merr rrugë të premten e ardhshme. Skuadra mike e kaloi pa shumë probleme edhe këtë provë ndaj bardhejesh­ilëve që pa dyshim paguan shtrenjtë mungesën e liderit të tyre Isaia Tomas për shkak të një problemi shëndetëso­r me shpinën. Në "TD Garden" Boston e sheh veten në fundin e pjesës së parë në disavantaz­h 57- 75, diferencë kjo që ua bën shumë të lehtë kundërshta­rëve për të mos e diskutuar më fitoren. Sëlltiks pëson kështu edhe humbjen më të thellë në historinë e saj me një diferencë prej 33 pikësh. I vetmi që "shpëtoi" nga kjo mbrëmje për vendësit ishte Averi Bredli, i cili shënoi 23 pikë. Ndërsa në shtëpinë e Klivlend festa e kualifikim­it për në fazën finale është e dyfishtë pasi Xhejms, i cili, përveçse arriti finalen e shtatë radhazi në karrierë (tre tituj të fituar), shkroi historinë si pikëshënue­si më i mirë i të gjitha kohërave në "play off". "Unë luaj me numrin 23 për nder të tij, - ishin fjalët e "Të Përzgjedhu­rit". - Jam i dashuruar marrëzisht pas këtij sporti pikërisht falë tij. Kur e ndiqja që luante për mua ishte një Perëndi". Protagonis­t në fitoren e Kavaliers është gjithashtu edhe Kiri Irving, i cili shënoi 24 pikë, ndërsa Kevin Lav kontribuoi me 15 pikë dhe 11 topa në tabelë.

 ??  ??
 ?? Topa në tabelë: Asiste:
Topa në tabelë: Asiste: ?? 102-135 (1-4)
Bredli 23, Grin 14, Krauder 11.
Krauder 6.
Rozier 7 Xhejms 35, Irving 24,
Lav 11. Lav 15.
Xhejms 7
Topa në tabelë: Asiste: Topa në tabelë: Asiste: 102-135 (1-4) Bredli 23, Grin 14, Krauder 11. Krauder 6. Rozier 7 Xhejms 35, Irving 24, Lav 11. Lav 15. Xhejms 7
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania