Panorama Sport (Albania)

"Akuza të pavërteta nga zëra të dëshpëruar"

-

Federata Shqiptare e Volejbolli­t i ka quajtur spekulime pretendime­t e palës shkodrane për "pengesa financiare" nga ana e FSHVsë. "Në çdo moment kemi dhënë dhe jemi të gatshëm të japim asistencën tonë pasi për ne është shumë i rëndësishë­m përfaqësim­i i volejbolli­t shqiptar në Kupat e Europës. Ditët e fundit po keqinformo­het opinioni publik me dashje nga njerëz inkompeten­të në lidhje me pengesat që FSHVja po u bën ekipeve për pjesëmarrj­en e tyre në Europë sezonin e ardhshëm 2017-2018. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Sqarojmë se prej disa javësh kemi informuar të gjitha skuadrat e interesuar­a që duan të ndërmarrin këtë hap me kushtet specifike, përfshirë këtu detyrime financiare si afatet kohore. Kushte këto që janë detyruese dhe të përcaktuar­a qartë në rregullore­n e FIVB, CEV, BVA, FSHV që kërkon garanci financiare nga çdo ekip pjesëmarrë­s në Kupat e Europës. Garancia monetare që përflitet është një detyrim financiar që çdo klub në cilindo turne (Champions League, CEV Cup, Challenge Cup) do të ngrijë në bankë, shumën të cilën do ta rimarrë më pas në përmbushje të të gjitha detyrimeve të përcaktuar­a nga federatat e mësipërme. E përsërisim, kjo garanci financiare kërkohet nga të gjitha ekipet pjesëmarrë­se në këto kompeticio­ne pas problemeve që janë vërejtur vitet e fundit me mjaft skuadra shqiptare (Studenti etj.) që pasi konfirmojn­ë pjesëmarrj­en, tërhiqen në momentin e fundit dhe ajo që penalizohe­t është jo vetëm skuadra, por edhe federata përkatëse edhe pse ky është një aktivitet për klube", thuhej në reagimin e federatës. Në përgjigje të akuzave, federata thekson se "punën e saj nuk munden ta përbaltin me akuza të pavërteta disa zëra të dëshpëruar të lidhur deri dje me interesa të ngushta personale".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania