Panorama Sport (Albania)

Kupat e Europës, trajneri i Vllaznisë akuzon federatën

“Prej dy vitesh, nuk është mbledhur asambleja”

- OLGERT SERANI

Nuk ka paqe mes klu bit Vllaznia dhe Federatës Shqiptare të Volejbolli­t edhe pas kurorëzimi­t historik të kuqebluve për sezonin 2016-2017. Shkak për këtë është bërë pjesëmarrj­a në Kupat e Europës. Mark Kroqi trajneri i kampioneve në fuqi, njëherësh shefi i klubit shumësport­ësh shkodran ngre shqetësimi­n se skuadra e tij e ka të pamundur pagesën prej 7000 eurosh si garanci financiare për një hark kohor të shkurtër të përcaktuar nga federata. Në një postim të tijin në rrjetin social "Facebook", Kroqi shprehet: "FSHVja, përmes nenit 36/1 të rregullore­s së saj, i kërkon SK Vllaznisë kalimin e 7 mijë eurove në llogarinë e saj deri më datë 28 maj si garanci pjesëmarrj­eje në Kupat e Europës. Mënyrë më të bukur për ta përjashtua­r Vllazninë nga ky eveniment nuk ka, pasi ata e dinë krejt mirë që SK Vllaznia e ka të pamundur pagesën e kësaj garancie në këtë limit kohor. Vetë procedurat administra­tive shtetërore kërkojnë më shumë kohë. Gjithsesi, titullin kampion nuk mund t'ia heqin qoftë edhe duke iu referuar nenit 55", shpreh indinjatën e tij trajneri Kroqi. Mes të tjerash, në denoncimin e radhës, trajneri Kroqi pretendon për parregulls­i edhe në funksionim­in e federatës siç është sipas tij mosmbledhj­a e asamblesë. "FSHV-ja e drejtuar nga sekretari part-time si dhe vllau i tij po festojnë 2-vjetorin e mosmbledhj­es së Asamblesë bazuar në ligjin e UNIT. Dyshja legjendare që drejton FSHV-në sezonin e kaluar i pranoi Studentit një akt-marrëveshj­e pa pasur nevojë që të depozitont­e 7 mijë euro në bankë, ndërsa për Vllazninë (që fitorja e titullit kampion ia ka nxirë fytyrën) nuk ia pranojnë atë duke e lënë me qëllim jashtë Kupave të Europës! Në ditët e ardhshme, do të kemi habere të reja për mënyrën se si është drejtuar dhe si drejtohet organizata FSHV nga dyshja", ironizon trajneri Kroqi në fundin e postimit në rrjetin social. Më 29 prill, Vllaznia në volejboll për meshkuj do të thyente mallkimin e titullit kampion. Pas plot 70 viteve pritjeje, kuqeblutë e rrjetës së sezonit 2016-2017 u kurorëzuan në pallatin e sportit "Asllan Rusi" kampionë të Shqipërisë për herë të parë në historinë e tyre. Vllaznia i mbylli finalet e "play off"-it 3-0 ndaj Studentit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania