Panorama Sport (Albania)

Hito Hitaj: Ekip unik, kuptoheshi­n me sy mbyllur

-

Emri i trajnerit Hito Hitaj është i lidhur ngushtë me këtë klub. Ai ka meritën e padiskutue­shme që projektoi dhe drejtoi Luftëtarin e mrekullive, duke e ngjitur skuadrën në elitën e futbollit të viteve '80, për të rivalizuar e triumfuar me lojë, rezultate e gola ndaj gjigantëve të kohës, në "Qemal Stafa" dhe kudo. Jo futbollist në të kaluarën, por mësues fizkulture. Hitaj e filloi karrierën me të rinjtë duke treguar se është i përgatitur, njohës i mirë i futbollit dhe me aftësi drejtuese. Me nuhatje profesiona­le ideon një ansambël harmonik me një mentalitet të avancuar e të gatshëm të interpreto­jë një tjetër futboll, bazuar në një lojë kolektive-taktike, të një stili e fizionomie të veçantë, gati-gati spektakola­re, duke krijuar një Luftëtar të frikshëm, sidomos në transfertë. Sot në pension, por aktiv Hitaj, i rikthehet kohës dhe përgjigjet me kënaqësi kur e pyet:

Si u krijua kjo skuadër?

Jo rastësisht, pasi dy vite më parë kisha punuar si ndihmës me Bahri Ishkën dhe isha pjesë e ekipit. Si trajner, skuadrën e mora në korrikun e vitit 1977 dhe grupi përbëhej nga futbollist­ë prodhim autentik i shkollës, traditës gjirokastr­ite me të cilët krijova bazën e një skuadre premtuese, ndonëse përfaqëson­te futbollin e një qyteti të gurtë... Për herë të parë aplikuam në stërvitje edhe përgatitës­in fizik me Sevo Çanon, mjeshtër i gjimnastik­ës. Braho-Kalluci-Seiti…

Braho ishte një produkt i natyrës, Kalluci i talentuar dhe mjaft taktik, me të paharruari­n Astrit Boni një talent, të cilin unë e kisha tërhequr nga klasat sportive të volejbolli­t, ndërsa Seitin e mora nga një ekip i Pallatit të Pionierëve. Ndonëse ishin me karaktere, temperamen­t dhe karakteris­tika të ndryshme, ishin të aftë të ndryshonin situata loje gati të pamundura, me veprime e aksione individual­e dhe improvizue­s jashtë skemave taktike. Në analizë para ndeshjeve ishte e vështirë t'i thosha se çfarë duhet të bënin, apo të flisja për skema taktike. Ata kishin kohë që luanin bashkë dhe e njihnin mirë njëri-tjetrin e në fushë orientohes­hin pa u parë.

Çfarë ishte Luftëtari i viteve '80? Një skuadër simpatike që luajti një futboll tërheqës me një grup lojtarësh si: Lamaj, Çumaku, Shameti, Ksera, Gurma, Halili, B. Kasmi, Liti, Ciko, Çapeliu, Boni, Angoni, Shoni, H. Braho, Seiti, Dhori e Gj. Kalluci, S. Çuri etj. Kaq shumë ngjalli interes kjo skuadër, kur nga 8 mijë vende që kishte stadiumi, të mërkurën ishin shitur të gjitha biletat. Madje, në vitin 1980, si një detaj i veçantë për kohën, për të siguruar një vend në stadium filluan abonimet e biletave për tifozët. Kam drejtuar Luftëtarin deri në vitin 1991, 14 vite radhazi bashkë me kolegët C. Begajn, M. Çaron, Dh. Kallucin. Për këtë klub kanë dhënë kontribut edhe drejtues, pasionantë e dashamirës të skuadrës si N. Hoxha, S. Tozaj, J. Boshnjaku etj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania