Panorama Sport (Albania)

Dibala: Kam qarë në banjo, dua Champions-in

“Stërvis këmbën e djathtë me stilolaps, mos më quani Mesi”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Paulo Dibala, "diamanti" i Juventusit dhe dopio-kampioni i Italisë, ka rrëfyer jetën personale në një intervistë të gjatë të dhënë për "Repubblica"- n. "Topi për mua ishte gjithçka. Me vëllezërit e mi dizenjuam me bojë një portë në murin e shtëpisë dhe më pas goditjet në drejtim të tij nuk reshtën, ndonëse mamaja ime nuk e priti shumë mirë këtë. Në shkollë mërzitesha dhe madje, në vegjëli, për disa kohë provoja të luaja edhe basketboll".

"FAIR PLAY" - "Nuk më pëlqejnë ata që bëjnë si të fortë, lojtarët agresivë, ata që jetojnë me ekzagjerim­e, ata që mendojnë se duhet të bësh gjënë e gabuar në mënyrë që të tjerët të flasin për atë, ata që duan të jenë me çdo kusht ndryshe nga të tjerët. Personalis­ht e mbroj shumë imazhin tim, sepse çfarë të keqe ka të jesh një person i drejtë?! Unë nuk e hedh veten time kot, as në fushë, nuk kërkoj penalltinë, sepse mendoj se mund të bësh diçka për të tjerët edhe duke mos qenë të mallkuar dhe të nervozuar, pa pështyrë te jeta. Për këtë po krijoj një fondacion, me seli në Argjentinë, që të merret me fëmijët me probleme".

ÇËSHTJE STILI - "Unë nuk jam tipi që besoj te të bukurit dhe të mallkuarit, sepse mund ta shmangësh normalisht që të ngresh ferre të tillë. Mes të qenit shenjtor dhe indiferent ka shumë rrugë të mesme. Mua më pëlqejnë sportistët me stil, si Federer dhe Bolt, ata që të përfshijnë".

MUNGESË NDJESISH - "Jam rritur në disa pjesë të rëndësishm­e të jetës sime pa babanë, pa familjen dhe kishte net që shkoja të qaja në tualet, - vazhdon Paulo, i cili pranon se mund të qajë sërish në të ardhmen. - Për çfarë do derdhja lot? Në fushë për një finale të humbur, në jetë për një dashuri të humbur".

JETA NË PALERMO - "Jam mëngjarash, edhe dhëmbët i laj me dorën e majtë. Dhe nëse doni ta dini, çdo ditë marr një stilolaps dhe provoj të shkruaj, por me këmbën e djathtë. Stërvitem në këtë mënyrë si i çmendur, për të fituar më shumë ndjesi dhe saktësi. Por jo vetëm... Stërvit edhe sytë, me disa ushtrime. Provoj të shoh më përtej sesa më lejohet, në drejtime të ndryshme, për të paraprirë kundërshta­rët, për të fituar intuitën e trajektore­s. Dhe kam filluar të bëj shumë palestër. Në Itali kam mësuar të mbroj topin dhe Gatuzo, kur

stërviste Palermon, më këshilloi që të mos e ekzagjeroj me peshat, sepse nuk nevojitet që të bëhem një keçist për të pasur siguri në fushë. Mjafton që të kuroj shpërthimi­n në këmbët e mia. Gjithsesi, dua të them se jam i vendosur për t'i bërë të gjitha këto, sepse Kristiano Ronaldo e kaloi kuotën e 360 golave, sepse ai vërtet është një i djathtë, por di të gjuajë fort dhe saktë edhe me të majtën. Kur luan me një këmbë bëhesh më i lehtë për t'u markuar nga kundërshta­rët dhe në Itali nuk bëhet shaka me mbrojtësit kundërshta­rë".

TORINO... - "Vura re se ka

disa 'Itali' të ndryshme, me të mbërritur në veri, te Juventusi... Në Palermo, jetoja në Mondelo, shëtitja me biçikletë, shkoja në det dhe fqinjët kujdeseshi­n për mua, edhe pse kisha edhe mamanë time pranë, Aliçen. Çfarëdo gjëje që më mungonte, ata ma plotësonin. Ndërsa Torino është elegante, e matur, private, të lejon të jetosh në paqe, por nëse të nevojitet qoftë edhe një lugë sheqer, është e kotë që t'i biesh ziles së fqinjit... Është më mirë t'i drejtohesh menjëherë supermarke­tit. Por ne argjentina­sit jemi të dashur, kemi nevojë për familjen, grumbullim­et masive nuk na trembin, prandaj kjo atmosferë

disi e rezervuar më peshon pak. Këtu, kur ngjitesh në autobus për të shkuar në stadium, të gjithë kanë kufjet e veta me këngët e tyre, ndërsa unë në Argjentinë isha mësuar që të kishim një magnetofon gjigant që shfrynte muzikë me zë të lartë, të gjithë me të njëjtin ritëm, diçka ndoshta harbute, por dëfryese. Mirëseardh­jen te Juventusi ma dha Bufoni në sezonin e kaluar. Ishim në vështirësi, 4 pikë në 10 ndeshje. Disfata me Sasuolon ishte humbja e katërt për ne dhe Xhixhi nuk vonoi, por foli për përulësi, ndjenjë përgjegjës­ie, por edhe se i vinte turp që të vuante mbi shpatulla

të tilla paraqitje të turpshme. Aty kuptova se te Juventusi nuk kërkohen justifikim­e dhe se kodi i fitores nuk ndryshon kurrë, prandaj duam Championsi­n".

"DYBALAMASK" - "Lindi nga një gabim i imi, nga penalltia e humbur kundër Milanit, në finalen e Superkupës në Doha. Nuk ishte një moment i lehtë, hasa vështirësi që të rigjeja humorin, t'i shihja të tjerët në sy, ndihesha fajtor. Për këtë arsye postova frazën e Majkëll Xhordanit: ' kam gabuar shumë e shumë herë në jetën time dhe për këtë arsye pata sukses'. Maska pastaj

është ajo e 'Gladiatori­t', film të cilin mund ta kem parë mbi 30 herë, por nga i cili kam mësuar se në jetë është e nevojshme që të çohesh dhe të luftosh, sa herë që të kërkohet, por në të njëjtën kohë që ka edhe luftëra të kota. Për shembull, mundohen të më vënë me çdo kusht në krahasim me Mesin. Por unë nuk duhet ta dribloj, ai i ka bërë tashmë gjërat e tij, unë po i bëj. Unë në kombëtare dua të fitoj me Mesin, jo të fitoj në vend të Mesit. Futbolli është një lojë që të mëson të qëndrosh bashkë, të mos humbësh kurrë askënd", ishte rrëfimi i Dibalës.

 ??  ?? "Këtë herë po që u dëfryem, jo si në rastin e festës së titullit të Juventusit". Pas mërzisë së shfaqur qartazi të dielën e kaluar, kur Leonardo Bonuçi e detyroi Lorencon që të veshë bluzën bardhezi, mbrojtësi ka ditur sesi t'ia kthejë buzëqeshje­n...
"Këtë herë po që u dëfryem, jo si në rastin e festës së titullit të Juventusit". Pas mërzisë së shfaqur qartazi të dielën e kaluar, kur Leonardo Bonuçi e detyroi Lorencon që të veshë bluzën bardhezi, mbrojtësi ka ditur sesi t'ia kthejë buzëqeshje­n...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania