Panorama Sport (Albania)

Barça do “kurorën e mbretit”

Batuta e Luis Enrikes: Ndoshta rikthehem më 10 korrik dhe ju bie infarkt...

-

Në ndeshjen e fun dit të Luis Enrikes si trajner i Barcelonës dhe të fundit zyrtare të stadiumit "Visente Kalderon" (aty ku do të luhet finalja) Barcelona kërkon ta mbyllë me një trofe këtë sezon. Që të mos quhet i dështuar, katalanasi­t kanë detyrim triumfin përballë Alaveshit në ndeshjen që do të luhet sot në orën 21:30. Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe dështimit për të fituar kampionati­n spanjoll në javën e fundit, ekipit blaugrana i ka mbetur vetëm finalja e Kupës së Mbretit dhe Mesi me shokë e kanë detyrim t'ia bëjnë si dhuratë trajnerit të tyre. Në konferencë­n për shtyp, Luis Enrike ka thënë se aventura e tij në krye të ekipit të Barcelonës ka qenë e shkëlqyer dhe do të firmoste që në fillim për një ecuri të tillë.

Kupa e tretë- "Nuk motivohem me numrat e titujve, por më shumë për ecurinë që ka pasur ekipi në këtë sezon. Sigurisht që meritojmë të fitojmë diçka dhe kam mundësinë për ta mbyllur ciklin te Barcelona me një trofe".

Finalja- "Shpresoj që ekipi të bëjë një ndeshje të bukur dhe të mirë. Nëse luajmë mirë, shanset për të fituar janë të shumta. Kjo është e rëndësishm­e. Ndonjëherë nuk fitojnë ekipet që luajnë mirë dhe duhet ta kemi parasysh këtë fakt".

Rivali- "Alaveshi është një skuadër në formë dhe ka bërë një sezon në nivele të larta. Përfitojnë nga gabimet që mund të bëjë ekipi kundërshta­r dhe të nisemi në kundërsulm. Janë të strukturua­r mirë dhe është e vështirë t'u shënosh".

Ecuria- "Nëse do të më thoshin që do të fitoja tetë tituj nga nëntë, sigurisht që do të kisha firmosur. Ndoshta edhe kam gabuar ndonjëherë në punën e përditshme, por duhet të mësojmë nga ky fakt".

Rikthimi- "Ndoshta vij

përpara jush më 10 korrik dhe prezantohe­m si trajneri i ri i Barcelonës. Do të ishte një surprizë e bukur, ose ndonjërit prej jush do t'i binte infarkt për këtë. Kurrë mos thuaj kurrë. Unë jam i ri, simpatik dhe tërheqës... Pse të mos kthehem? Nuk do të

them asgjë më tepër se kaq".

Mesi - "Titujt që kemi fituar janë të ekipit dhe të të gjithë lojtarëve. Ai është më i miri në botë dhe një shembull që duhet ndjekur. Është lider për të gjithë shokët e skuadrës. Jam shumë i lumtur që kam punuar me një futbollist si ai".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania