Panorama Sport (Albania)

Asensio: Flija me posterin e Zidanit

-

Marko Asensio është ylli i ri që po rritet në kampin e Realit të Madridit. Mesfushori i preferuar i Zidanit tregon vështirësi­të që pati në fillimin e karrierës, por edhe debutimet me gol. Idhulli i tij është Zizu dhe tani e quan veten me fat që po drejtohet dhe po merr këshilla nga ai. Fillimet - "Isha shumë keq në fillim, sepse pas stërvitjev­e nuk mund të ecja dot. Kujtoj që, pas disa ndeshjeve, duhet të më ndihmonin të ecja. Flija me këmbë të drejtuara në hekur. Kam vuajtur shumë".

E ëma - "Ishim një familje e bashkuar dhe të lumtur, por humbja e saj na dha një goditje të fortë. Të gjithë golat që shënoj, ia dedikoj asaj".

Reali - "I thashë agjentit tim që do të prisnim si do të shkonin gjërat, por në atë kohë kisha oferta të shumta nga skuadra të ndryshme. Unë doja shumë të shkoja te Reali. Kur më telefonuan po më dilte zemra nga vendi. Aty nisi një jetë jo normale për mua, sepse për herë të parë mora një avion privat për të shkuar në Madrid dhe për të firmosur me këtë skuadër". Espanjoli - "Transferim­i im aty ishte një mundësi e mirë për t'u rritur dhe aty luajta shumë ndeshje duke marrë eksperienc­ë të nevojshme. Ishte një sezon i vështirë, por sigurisht që mësova shumë gjëra".

Nadal- "Është e vërtetë që Rafa Nadal telefonoi presidenti­n Florentino Perez dhe i tha që të mos më shisnin". Zidan - "Më telefonoi dhe më tha se më priste në sallën e takimeve sepse më kishte parë dhe do të më jepte hapësira në ekipin e parë. Më komunikoi gjithashtu që do të isha titullar në Superkupën e Spanjës".

Debutimi - "Nuk kishte mënyrë më të mirë për t'u prezantuar. Fituam, shënuam gol. Unë kam shënuar në të gjitha kompeticio­net që kam debutuar dhe kjo është historike".

Idhulli- "Sigurisht që është Zidan. Unë që i vogël kam pasur posterin e tij te koka e krevatit. Është një ëndërr dhe nder i madh për mua që ta kem trajner dhe të ndjek këshillat e tij".

Titulli- "Është diçka e bukur, sepse kemi punuar shumë këtë sezon. E merituam, sepse pati bashkëpuni­m mes lojtarëve". Kombëtarja- "Nuk i harroj kurrë momentet e ndeshjeve me të gjitha moshat e Spanjës, ndërsa tani kam fatin të luaj me kombëtaren e madhe. Gjithmonë e kam dashur këtë gjë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania