Panorama Sport (Albania)

Interi parakalon Juven për Di Marian, akord edhe me Hames Rodrigez

Blic zikaltër për argjentina­sin e PSG-së dhe kolumbiani­n

-

Me 50 milionë euro të ofruara klubit parisien, Interi kalon në vend të parë në listën e ekipeve që garojnë për të siguruar shërbimet e Angel Di Marias. Për 29-vjeçarin interesohe­j edhe Juventusi, por konkurrenc­a bardhezi digjet jo vetëm nga oferta zikaltër, por edhe nga përfshirja e mundshme në këtë transferim e Ivan Perisiç. Vendimtar në këtë operacion është edhe miku i Valter Sabatinit, Pablo Sabag. Ky emër në dukje i panjohur, thuhet se kuron interesat e Di Marias, por jo vetëm. Në fakt, në listën e futbollist­ëve të menaxhuar prej tij, janë edhe Erik Lamela apo romanisti Paredes. Dëshira e lojtarit është për të provuar një përvojë në Serinë A dhe një ekip me histori të pasur argjentina­sish si Interi do të ishte foleja ideale. Angel dihet që ka një kontratë me supermenax­herin Horge Mendez, i cili ka udhëhequr gjithmonë transferim­et e tij, por në Argjentinë janë të bindur që edhe Sabag ka lidhje me rrethin që kujdeset për ish-lojtarin e Real

Madridit, madje mediat e vendit latin shtyhen edhe më tej, duke supozuar një prishje të kontratës së lojtarit me agjentin portugez. Rroga prej 7 milionë eurosh e lojtarit shihet si pengesa kryesore, pasi për sa i përket kostos së kartonit ajo mund të amortizohe­t duke përfshirë në transferim Ivan Perisiç, i cili duket se nuk do të jetë edhe për shumë gjatë futbollist i Interit. "Suning" nuk qëndron duarlidhur dhe planifikon goditje të tjera në merkato. Për pronarët kinezë po përgatitet një marrëveshj­e e dyfishtë me Pepe dhe Hames Rodriguez. Lojtarët janë prej kohësh objekt i dëshirave zikaltër dhe kjo verë mund të konkretizo­jë ardhjen e dyshes madrilene në Milano. Për Pepen do të jetë më e thjeshtë, pasi është drejt përfundimi­t kontrata e tij me "Los Blancos", ndërsa për kolumbiani­n, drejtori teknik Sabatini do të duhet të mposhtë konkurrenc­ën e ashpër të Mançester Junajtid.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania