Panorama Sport (Albania)

Çelsi dhe Arsenali, “shkëndija” për kupën

“Fitorja e titullit na penalizon, ‘topçinjtë’ më të uritur se ne”

- Përgatiti: ENDRIT REXHO

Sot, në orën 18:30, në "Uembli", do të luhet finalja e "FA Cup", ndërmjet Arsenalit dhe Çelsit. Finalja e këtij trofeu është lënë për në fund të sezonit, ku përballë do të jenë dy ekipet londineze. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishm­e, jo vetëm për lojtarët dhe trajnerët, por edhe për fansat gjithashtu, pasi rivaliteti ndërmjet këtyre dy ekipeve është shumë i madh. Shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të vlefshme për Kupën mes Çelsit dhe Arsenalit janë fituar nga këta të fundit. Çelsi arriti të mposhte Arsenalin në gjysmëfina­len e vitit 2009, por kjo ishte fitorja e vetme e tyre në një ndeshje FA Cup në 70 vitet e fundit. Në total, dy skuadrat janë përballur me njëra- tjetrën 13 herë në këtë kompeticio­n, me Arsenalin që ka fituar 8 herë dhe Çelsin që ka triumfuar vetëm 5 herë. Kjo është finalja e dytë mes dy skuadrave të Londrës në 35 vitet e fundit. E para ishte në vitin 2002, kur Arsenali mposhti Çelsin për të bërë dopietë titujsh.

"ATA JANË MË TË URITUR" - Në konferencë­n për shtyp përpara finales, Antonio Konte i ka këshilluar të tijtë të jenë të kujdesshëm kundër Arsenalit.

E prisnit ta fitonit Premier Ligën që në vitin e parë?

Sinqerisht që jo. Murinjo kishte bërë historinë këtu, por Çelsi vinte nga një vend i 10të dhe kishte shumë probleme. Shumë persona kishin dyshime mbi metodat e mira, por fitorja e këtij titulli nuk më kënaq vetëm mua, por të gjithë ekipin. Ushtarët shkojnë në luftë, por nëse nuk kanë dëshirë të shkojnë, është e pamundur të kesh një gjeneral të mirë.

Kjo sfidë çfarë ju ka mësuar?

Kam gjetur te vetja një durim që nuk e mendoja se mund ta kisha, tani ndihem më i kompletuar dhe më i mirë se më parë.

Nesër (sot) është finalja e "Kupës FA", do të ishte historike nëse fitoje "dopietën"

Në fillim të sezonit nuk na llogarisni­n as në katër të parët, tani jemi në finale të këtij trofeu, por këtë ndeshje nuk e nisim si favoritë. Kemi fituar Premier Ligën dhe kam frikë se mund ta neglizhojm­ë këtë ndeshje. Nuk e kemi të njëjtën uri si Arsenali, i cili me fitimin e këtij titulli do të shpëtonte sezonin. Ata janë më të uritur se ne dhe në këtë sport "oreksi" është gjithçka.

Motivimi është më rëndësishë­m se gjithçka?

Jo, ajo të ndihmon të fitosh vetëm një ndeshje. Organizimi

i

i mirë taktik është dominues, ajo të çon drejt suksesit.

Keni mundur edhe Mançesteri­n e Murinjos, me të cilin ju kanë krahasuar. E keni tejkaluar?

Ne jemi "kafshë" në fushë, gjatë ndeshjes jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që ta

çojmë ekipin drejt fitores. Në terrenin e fushës ekziston vetëm një rregull: Vdekja jote, jeta ime. E rëndësishm­e është që midis nesh ekziston respekti. Kur përfundon ndeshja, mbaron gjithçka

E ardhmja, akoma te Çelsi? Kam akoma dy vite kontratë

këtu dhe nuk kam ndër mend të largohem, me Abramoviç po projektojm­ë të ardhmen. Një bazë të mirë lojtarësh e kemi, tani duhet vetëm të shtojmë qershinë mbi tortë, që të jemi konkurrues edhe në Ligën e Kampioneve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania