Panorama Sport (Albania)

Kupa, te Dortmundi “betohen” për fitore

Tuhel: Ende nuk kemi përgjigje konkrete për Aubamejang­un

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Në prag të finales së kupës së Gjermanisë ndaj Frankfurti­t, trajneri i skuadrës së Dortmundit, Tomas Tuhel, dhe kapiteni i skuadrës, Marsel Shmelcer kanë folur në konferencë­n për shtyp mbi këtë ndeshje.

Si ndiheni përpara kësaj sfide?

Tuhel: Emocionet janë të mëdha. Të luash në Berlin është një ndjesi e papërshkru­eshme.

A ka ndikuar në skuadër mungesa e Rojsit?

Tuhel: Jam më se i lumtur që ai është mirë. Ai është një lojtar, i cili mund ta themi pa dyshim që kryeson ekipin.

Si e shihni ndeshjen ndaj Frankfurti­t?

Tuhel: Nëse arrijmë të fitojmë, do t'i jepnim sezonit një mbyllje të veçantë. Megjithatë, kjo do të jetë një sfidë e vështirë kundrejt një kundërshta­ri të fuqishëm, ndaj do të mundohemi të japim maksimumin.

A do të aktivizohe­t Rojs në këtë sfidë?

Tuhel: Rojs luan një rol mjaft të rëndësishë­m sikurse e thashë, ndaj do të jetë i pranishëm që prej fillimit të ndeshjes.

Mendoni se Aubamejang do të largohet gjatë kësaj vere?

Tuhel: Deri më tani, nuk kemi ende një përgjigje konkrete mbi largimin e Aubamejang­ut. Unë ndihem i qetë, pasi e di se skuadra ka besim tek unë dhe te njëri-tjetri.

A ju kanë penguar zërat mbi konfliktin tuaj me kreun e klubit?

Tuhel: Unë mendoj se të gjithë zërave lidhur me këtë temë, dita e sotme do t'u japë një përgjigje në bazë të rezultatit që do të japim në fushë si skuadër.

A jeni gati për ndeshjen ndaj Frankfurti­t?

Shmelcer: Sapo kam përfunduar stërvitjen me skuadrën. Në prag të ndeshjes jo vetëm unë, por e gjithë skuadra është e gatshme dhe e përgatitur për t'u kthyer në shtëpi me titullin.

A do të luajë Pizçek gjatë kësaj sfide?

Tuhel: Jam i bindur që

Pizçeku do të jetë aty për ne. Ai ka një rëndësi të madhe për skuadrën, gjithmonë një profesioni­st në fushë, i qeshur dhe mbi të gjitha i njeh mirë finalet. Pikërisht për lojtarë të tillë kemi nevojë në këto sfida.

Cili është objektivi skuadrës?

i

Tuhel: Ne gjithmonë kemi marrë diçka nga çdo finale e luajtur. Gjithashtu jemi shumë të lumtur që kemi mundur të arrijmë një fitore sikurse ka qenë ajo e 2012-ës. Qëllimi ynë është që të fitojmë trofeun, pasi e gjithë skuadra është tejet e fokusuar në këtë objektiv.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania