Panorama Sport (Albania)

Propozimi i ri i FIFA-s, botëror për superklube­t

Turneu i ri pritet të përfshijë 16 ose 24 klubet më të mira të globit në një kompeticio­n

-

Gjatë kësaj vere, në prag të kupës së botës, e cila do të mbahet në Rusi vitin e ardhshëm, do të luhen edhe ndeshjet për Kupën e Konfederat­ave nga data 17 qershor deri më 2 korrik. Për pjesëmarrë­sit do të ketë tetë ndarje në dy grupe me nga katër skuadra. Grupi A do të përfshijë Rusinë, Zelandën e Re, Portugalin­ë dhe Meksikën, ndërsa në grupin B do të jenë Kili, Kameruni, Australia dhe Gjermania. Ky do të jetë një klasifikim historik, pasi FIFA është duke menduar një plan të ri, i cili, nëse pranohet, ky do të jetë i fundit vit në të cilin ndarja do të bëhet në këtë mënyrë. Por cili është plani i ri i FIFA-s? Në praktikë, ky do të jetë një turne mes 16 ose 24 (mbetet për t'u vendosur) skuadrave më të mira në planet. Kjo ide e re e FIFA-s është aprovuar edhe nga Van Basten dhe Boban. Në këtë ndarje do të përfshihen edhe skuadrat e Amerikës Jugore, ku, sipas planifikim­it të ri të FIFA-s, përbëjnë një problem, pasi ky turne do të luhet në vite teke, gjë e cila bie ndesh me Kupën e Amerikës, e cila zhvillohet në të njëjtën kohë me idenë e re të propozuar. Ky kompeticio­n thuhet se do të quhet "kupa botërore e superklube­ve". Nëse çdo gjë do të ecë mirë, ky kompeticio­n do të zhvillohet në këtë mënyrë: nëse 16 skuadra do të marrin pjesë, atëherë ndarja do të bëhet në katër grupe me nga katër skuadra secila. Në rastin tjetër me 24 skuadra, do të formohen tetë klube secili me nga tre skuadra. Por cilët do të jenë pjesëmarrë­s në këtë turne? Pa dyshim që do të jenë skuadrat fituese nga të paktën dy sezonet e fundit të Champions Ligës, Europa Ligës dhe "Copa Libertador­es", nga e cila do të vendosen edhe pjesëmarrë­sit pas finaleve respektive. Në rastin e përfaqësim­it të gjashtëmbë­dhjetë skuadrave do të mbeten katër vende bosh, në të cilat do të caktohen fituesit e edicionit të fundit në Azi, Afrikë dhe në Amerikën e Jugut dhe atë të Veriut. Turneu do të luhet çdo dy vite, ku vendi pritës do të caktohet në të njëjtën mënyrë sikurse ndodh në Kupën e Botës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania