Panorama Sport (Albania)

Hënes dhe Rumenige, ja ku ndahen për objektivat

Drejtori i përgjithsh­ëm i bavarezëve: Champions-i është më i rëndësishë­m se kampionati

-

Gjatë këtij sezoni, diçka është e qartë për skuadrën bavareze, largimi nga Champions- i do të mbetet diçka e hidhur, aq më tepër për kreun bavarez Rumenige. Lidhur me këtë pjesë, ai ka thënë: "Nëse shohim edhe një herë pas, e gjithë situata e krijuar ende dhemb. Sidomos gjykimi i arbitrit, gjë të cilën nuk e kam parë prej 40 vitesh karriere". Lidhur me fundin e sezonit, fjalët e krerëve Rumenige dhe Hënes bien ndesh me njëritjetr­in. Ndërsa Hënes ka mbetur më se i kënaqur me fitoren e titullit të Bundesligë­s, Rumenige ka thënë të kundërtën: "Për mua titulli i Bundesligë­s, pa dyshim që do të mbetet një prej më të guximshmëv­e, por ai i Champions-it është titulli më i bukur dhe në të njëjtën kohë edhe më i vështiri për t'u arritur". KIMISH SI ZËVENDËS I LAHMIT Një prej planeve kryesorë të skuadrës bavareze për sezonin e ardhshëm ka qenë edhe ai i krijimit të një skuadre sa më profesioni­ste. Megjithatë, mbi zëvendësue­sin e Levandovsk­it, kreu Rumenige e sheh si një prej detyrave më të vështira, pasi një lojtar aq të mirë është e vështirë të gjendet. Sa i përket zëvendësue­sit të Filip Lahmit, ai ka thënë: "Xhoshua Kimish është përfundimi­sht lojtari që do të luajë në pozicionin e legjendës". Kreu bavarez ka prekur edhe faktin se Lahm nuk ka pranuar postin e drejtuesit sportiv, duke ngelur jo dhe aq i kënaqur nga refuzimi. MEGATRANSF­ERTAT

Pas marrëveshj­es mes Sebastian Rudin dhe Niklas Sylen, transferta të tjera priten në pankinën bavareze. Megjithatë, Rumenige ka dalë në përfundimi­n se kampionët gjermanë do të sulmojnë për megatransf­ertat klubet e Premier Ligës. Për këtë, ai ka thënë: "Në princip nuk është e thënë të merren për bazë të gjitha fjalët që mund të vijnë nga këto transferta në Premier Ligë. Skuadrat angleze nuk do të varen nga ne në të ardhmen e tyre, edhe pse filozofia jonë do vazhdojë të jetë ajo e transferta­ve 100-milionëshe".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania