Panorama Sport (Albania)

Daja: Titulli i humbur? Politika përzihet në sport

- Llazi Saro

Trajneri i skuadrës së Skënderbeu­t, Ilir Daja, ka dalë dje para mediave në konferencë­n e fundit për këtë sezon futbollist­ik, e cila përkon me pragndeshj­en ndaj Partizanit. Si iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me disa nga çështjet më të nxehta në kampin korçar gjatë ditëve të fundit. Daja, çfarë po ndodh kështu, Jorgji ju bëri "gjëmën", Disiplina ju sakatoi. Prisni dënime të tjera? Unë personalis­ht jam krenar që drejtoj ekipin e Skënderbeu­t, kam një grup lojtarësh shumë të mirë që kanë shpirt skuadre dhe mentalitet fituesi. Ne kemi bërë një kampionat shumë të mirë pavarësish­t se nuk na lanë që të shkonim drejt objektivit madhor pasi të gjithë e panë se Skënderbeu duhet të merrte shumë më tepër. Situata për momentin nuk është e mirë, por këtu duket edhe mendësia e ekipit të madh që do të dijë të japë maksimumin për dy ndeshjet e mbetura. Mendoj që të gjithë duhet të jenë krenarë për këtë ekip që luftoi deri në fund pavarësish­t se nuk i lanë të fitonin. Jemi krenarë që përfaqësoj­më një qytet si Korça dhe një ekip si Skënderbeu. Përse, sipas jush nuk ju donin kampion?

Unë do të thosha që nuk do të fokusohemi vetëm te FSHF, pavarësish­t se në përcaktimi­n e arbitrave ka përdorur dy standarde, por nuk mendoj që kanë një drejtim të caktuar mbi fatin e kampionit. Unë them që politika në Shqipëri përzihet keqas te sporti, ndërsa duhet që të paktën të rrijë sa më larg futbollit. Ndeshja ndaj Partizanit do të jetë në funksion të finales së Kupës? Jo, nuk besoj kështu. Normalisht që i shërben edhe takimit të së mërkurës. Por ne do të vlerëpërdo­rja sojmë më shumë ndeshjen ndaj Partizanit. Në finalen e Kupës na rikthehen edhe tre lojtarë të tjerë. Nëse nuk arrini të triumfoni në finale, mund të konsideroh­et ky edhe si dështim i juaji në rolin e trajnerit? Unë do të thosha që përveçse nuk kemi marrë titullin, të gjithë jemi krenarë. Prandaj nuk do e

fjalën dështim pasi në drejtimin tim ekipi ka marrë 80% të pikëve. Që do të thotë se ne e kemi bërë mirë punën. Në fazën e fundit kemi zhvilluar një kampionat shumë të mirë pavarësish­t transferta­ve të shumta që kishim. Bëmë gjithçka mirë deri tek ajo pjesë e shëmtuar që u bë në Kukës. Kështu që të gjithë

besoj se ndihen krenarë për atë që kemi prodhuar. I keni pikasur lojtarët për sezonin e ri?

Sigurisht që po, pavarësish­t se kemi qenë të përqendrua­r te kampionati, kemi piketuar disa lojtarë dhe besoj se klubi do të jetë në tratativa shumë shpejt me këta lojtarë, që për shkak se jenë në kontratë me klubet e tyre duhet pritur fundi i sezonit. Kjo do të duket më mirë në ditët në vijim kur klubi mund të nisë zyrtarisht kontaktet me ta. Çfarë prisni nga Komisioni i Etikës javën e ardhshme?

Të them të drejtën, me aq sa kam njohje, pasi nuk më takon mua të flas për këtë temë, besoj se Skënderbeu ka marrë një dënim nga UEFA, kështu që mendoj se në një përfundim të mirë për Skënderbeu­n, Komisioni i Etikës duhet të ketë parasysh që i ka dhënë tonusin kampionati­t shqiptar me gjashtë tituj kampion radhazi dhe atë përfaqësim të denjë në grupet e Europa Ligës. Prandaj jam i qetë mbi gjithçka që do të vendosë Etika.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania