Panorama Sport (Albania)

Borusia prish mallkimin, triumfon në kupë

Penalltia “Panenka” e yllit vendos finalen ndaj Frankfurti­t

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Borusia e Dortmundit e Tomas Tuhelit, pasi kishte humbur 3 finale radhazi, më në fund dërgon në shtëpi trofeun e Kupës së Gjermanisë, të katërtin në histori. Verdhezinj­të fitojnë 2-1 finalen ndaj Frankfurti­t, që luajti si e barabartë absolute. Golit të Dembeles në minutën e tetë të pjesës së parë iu përgjigj ish- lojtari i Fiorentinë­s, Ante Rebiç në 29'. Në pjesën e dytë, pas shtyllës dhe thuajse autogolit të Fabianit, mendoi Aubamejang për t'i dhuruar fitoren Dortmundit me një penallti të fituar nga Pulisiç për një faull të Hradekit. Dhe kështu, Dortmundi, përballë 74 mijë spektatorë­ve të stadiumit të Berlinit, fiton edicionin numër 82 të DFBPokal dhe e mbyll sezonin me një gjysmë buzëqeshje, edhe pse në Bundesligë mund të kishte bërë shumë më tepër. Aubamejang ngjitet në kuotën e 40 golave sezonalë dhe ky mund të ketë qenë edhe goli i tij i fundit me fanellën verdhezi.

KRONIKA - Në pjesën e parë e nis menjëherë fort Dortmundi, që zhbllokohe­t në minutën e tetë me një gol të

bukur të Dembelesë, i cili nxjerr bosh mbrojtësin e Aintrahtit dhe mposht portierin Hradeki. Në 26' skuadra e Kovaçit tremb Borusian dhe pas 3 minutash i godet me Rebiç, i zoti që shfrytëzoi një hapësirë të lënë bosh nga mbrojtja e Tuhelit. 10 minuta

më vonë, Seferoviç godet shtyllën nga pak metra prej portës së Byrkit. Në pjesën e dytë, Dortmundi e nis me një marsh më shumë dhe i shkon pranë golit me Kagavën, por japonezi në vend që të godasë, tenton topin në qendër. Në minutën e 63-të, shtylla shmang një gol me roveshadë të Aubamejang­ut: Fabian shpëton në vijën fatale edhe me ndihmën e devijimit të shtyllës. Në minutën e 66-të faull naiv i Hradekit ndaj Pulisiçit në zonë. Për Ajtekin është penallti dhe Aubamejang nuk fal. Seferoviç dhe Maier sjellin kërcënimet e radhës për portën e Byrkit, përpara se Dortmundi të rrezikojë të shënojë golin e tretë me sulmuesin gabonez, por shtylla i thotë sërish "jo". Pas 5 minutash shtesë, arbitri vërshëllen fundin dhe skuadra që feston është Borusia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania