Panorama Sport (Albania)

Festë madhështor­e, Kukësi e gdhin për titullin

Mesfushori s’pranoi të udhëtonte me skuadrën në Gjirokastë­r

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi i sezonit që sapo u mbyll e për fundoi me sukses përfaqësim­in në Superiore duke arritur edhe objektivin, pasi arriti të shpallet kampion i Shqipërisë një javë para përfundimi­t të sezonit, pas trepikëshi­t të marrë në shtëpi në ndeshjen ndaj Skënderbeu­t. Verilindor­ët kërkuan të thyenin një tjetër rekord, atë të një sezoni të plotë pa asnjë humbje, por ishte Luftëtari që ia prishi rrugëtimin, pasi e mposhti në ndeshjen e fundit, e cila për skuadrën e drejtuar nga Gjoka u luajt vetëm për statistikë. RIORGANIZI­MI

Tashmë një kapitull i ri pritet të hapet te skuadra verilindor­e, pasi kompeticio­ni më i madh europian për klube, Liga e Kampionëve, kërkon shumë impenjim dhe te Kukësi dihet që të merren masa për ta përballuar me sukses atë. Por, përpara se të luhet ndeshja e parë në këtë kompeticio­n, presidenti Gjici dhe stafi pritet të riorganizo­jnë klubin, duke nisur që nga drejtimi e deri te futbollist­ët.

TRAJNERI

Trajnerit Gjoka i ka skaduar kontrata, këtë tekniku kryeqyteta­s e ka shprehur publikisht në një dalje publike. Në ditët në vijim pritet që tekniku të ketë një bisedë me presidenti­n Gjici ku do të flitet për të ardhmen. Në rast se bisedimet rezultojnë pozitive, palët do të vazhdojnë bashkëpuni­min mes tyre dhe do të hartohet edhe një plan konkret, një strategji e cila do t'i japë skuadrës sukses në Europë. Gjithashtu do të përcaktohe­n afrimet e lojtarëve, largimet dhe gjithçka tjetër. Por, nëse mes presidenti­t Gjici dhe trajnerit Gjoka nuk arrihet një gjë e tillë, atëherë do të jetë trajneri i ardhshëm që do të marrë drejtimin e skuadrës, që do të vendosë për gjithçka, në bazë të filozofisë që ka. LARGIMET

Nga Kukësi pritet të largohen shumë lojtarë, por pjesa më e madhe e tyre nuk janë titullarë. Drejtuesit kanë bërë me dije se do të ruhet boshti dhe një gjë e tillë vjen pas një urdhri që ka dhënë presidenti­t Gjici. Por, dilema e vetme që klubi verilindor ka është në lidhje me kohën kur këta futbollist­ë do të largohen. Ata janë në kontratë me klubin deri në

përfundim të Kupave të Europës dhe nuk dihet nëse do të largohen para apo pas tyre. Por, burime të besueshme të "Panorama Sport" kanë bërë me dije se Kushtrim Lushtaku tashmë nuk është më pjesë e ekipit.

Ai nuk ka pranuar të udhëtojë me skuadrën në drejtim të Gjirokastr­ës, pasi ishte jo i kënaqur me minutat e pakta që ka pasur në dispozicio­n. Në ditët në vijim futbollist­i do të marrë edhe dokumentac­ionin për t'u larguar nga klubi.

 ??  ??
 ??  ?? Momente nga festa e djeshme në Kukës
Momente nga festa e djeshme në Kukës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania