Panorama Sport (Albania)

Drama e një Kampionati që kërkon ndryshimin e madh

- Nga BESNIK DIZDARI

Qysh nga viti 1970, që do të thotë plot 47 vjet me...

Qysh nga viti 1970, që do të thotë plot 47 vjet me radhë, në muajin maj apo qershor, si gazetar, kam "legjitimua­r" në shtyp Kampionen e Shqipërisë në futboll. Natyrisht nga ana profesiona­le ndiej një lloj krenarie të vogël, duke qenë i vetmi gazetar shqiptar që një gjysmë shekulli "siglon" pa ndalë apo portretizo­n në shtypin shqiptar Kampionen e Vitit të Shqipërisë në sportin tonë nobël. Kjo aventurë gazetarie, për fat tejet e rrallë, përshkohet përmes gazetave "Bashkimi" vazhdon me "Sportin popullor", më mbas "Sporti Shqiptar", me periodikun "Futbolli Shqiptar", me të përditshme­n "Tema" e deri te "Panorama Sport" e sotme. Plot 47 Kampione të 47 viteve radhazi, të cilave pa ia nda ua kam blatuar shkrimet e mia përuruese të titullit Kampion i Shqipërisë.

Ato janë: 17 Nëntori / SK Tirana 1970, 1982, 1985, 1988, 1989, 1995, 1996, 1997, 1999, 2000, 2003, 2004, 2005, 2007, 2009; Partizani 1971, 1979, 1981, 1987, 1993; Vllaznia 1972, 1974, 1978, 1983, 1992, 1998, 2001; Dinamo 1973, 1975, 1976, 1977, 1980, 1986, 1990, 2002, 2008, 2010; Labinoti / KS Elbasani 1984, 2006; Flamurtari 1991; Teuta 1994, Skënderbeu 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016.

E me KF Kukësin 2017 ato bëhen 48 Kampione kushtuar shkrimet përmbyllës­e, çka gjenden pa asnjë ndalesë në 48 vite gazetarie. Në të vërtetë, e gjitha edhe kjo si të thuash është detyra e vetë një "gazete profesioni­stësh që kërkon përherë të gjejë kahun e një shpjegimi të thellë, të ballafaqim­it të dijeve, duke ofruar një kuadër të saktë të rëndësisë dhe vargut të fakteve", siç thotë një gazetar i shquar.

Dhe, me sa shihet, bilanci i mësipërm është vërtet interesant: 15 shkrime u përkasin 15 titujve të 48 vjetëve të fundit të Sportklub Tiranës, ndërsa 10 i përkasin Dinamos të po kësaj periudhe.

Këto janë dhe dy rekordmene­t e këtyre shkrimeve të mia - çka do të thotë se në një gjysmë shekulli, 19702017, janë këto të dyja ato që kanë sunduar titujt e Kampionëve të Shqipërisë. E mû në këtë të dhënë nis drama: ndërsa Dinamo luan në Kategorinë e Dytë prej tashmâ prej 5 vjetësh, këtë të shtunë që shkoi, jo sipas nesh, por sipas rregullore­s në fuqi të FSHF-së ka rënë edhe Sportklub Tirana. Të dyja ishin të vetmet skuadra që deri më sot nuk kishin rënë nga Kategoria. Dhe janë dy skuadrat që kanë fituar titujt më të shumtë të Kampionit të Shqipërisë: SK Tirana 24 (për historinë e vërtetë 26) dhe Dinamo 18. E pardje, për punë 1 goli e të 1 pike të vetme, mund të kishte rënë edhe Vllaznia për herë

të tretë.

KUKËSI "I IM"

Këto ditë iu përshkova shpejt e shpejt 47 shkrimeve të mia përuruese të kampionëve 1970- 2016. Them shpejt e shpejt, sepse për një rilexim të imtë, më duhet shumë kohë. Sidoqoftë, edhe në këtë përjetim të shpejtë, vetvetiu ndjeva sa një befasi, po aq edhe emocione, sa "mërzina", po aq edhe kënaqësi. Nga ana e stilit, ndonëse është i njëjti, u përshkova midis atij disi zyrtar e "conform" në kohën kur shtypi ishte pronë e Partisë dhe këtij të lirë kur shtypi është pronë e plotë e Demokracis­ë, sigurisht nëse ti di ta përjetosh si të tillë. Ngjarjet, përkufizim­et, afirmimet, portretizi­met, përimtimet, me historitë e tyre janë vërtetë përmbysëse. Përmbysje që gazetari profesioni­st çuditërish­t i përjeton në mënyrë po përmbysëse…

E, drama në fjalë, tash them se është e plotë. Ajo mbërrin kulmin në këto ditë maji të vitit 2017, kur autori i këtushëm detyrohet t'i harrojë të gjithë këta 8 kampionë të 50 vjetëve, për t'iu afruar një kampioni të ri sensaciona­l me emrin KF Kukësi, ai i cili deri para pak, në futbollin kombëtar ka qenë krejt i panjohur.

Ky pra është ai që po e quaj Kukësi "i im", mbas të cilit në këtë ese, për mua të përvitshme, të titullit Kampion, i 48- ti radhazi në 48 vjet, do të vijnë Vllaznia "e ime" dhe SK Tirana po "e ime". Kur me "e ime" përcaktoj se janë personazhe­t e mi të këtij shkrimi. E di që nuk afrohen assesi, kur kujton se i pari është Kampion i ri i Shqipërisë dhe dy të tjerët janë shpëtuesi i ri dhe mosshpëtue­si i ri i Kampionati­t dramatik 2017.

Kukësi "i im" ka ardhur në Kampionat tash së fundi, jo larg pra, vetëm para pesë vjetëve, më 2012. Dhe në mënyrën më të bujshme është shpallur Nënkampion i Shqipërisë. Nuk është formuar në Kukës, nuk pati thuajse gati asnjë lojtar të qytetit që përfaqëson­te. Iu sul tregut të varfër të futbollit shqiptar, pagoi, "bleu" dhe menjëherë, brenda vitit madje, u bë Nënkampion i Shqipërisë! "Titull" ky që ai e përsëriti edhe në dy vite të tjerë radhazi, duke pranuar vetëm një zbritje të vogël në vendin e tretë vitin që shkoi. Për të ndërmarrë prej këtu sulmin e titullit Kampion. Çka e arriti këto ditë pranvere, duke u ligjëruar si i tillë të shtunën e 27 majit 2017 në qytetin e Gjirokastr­ës, ku pësoi dhe humbjen e vetme në Kampionat, mbas bukur 35 javëve! Një rekord i këtij gjysmëshek­ulli të tanë!

E pra, cili qe futbolli që paraqiti kjo Kampione e re dhe e bujshme shqiptare?

Duke e thënë këtu krejt shkurt dhe pa i hyrë thellë - çështje specialist­ësh kjo, të cilët në përpjekjet e tyre jo fort të suksesshme për të zëvendësua­r gazetarin, po harrojnë gjykimin e tyre profesiona­l - "futbolli kuksian" pra, mbi të gjitha na u duk se qe një futboll sulmues, natyrisht në stilin modest shqiptar. Ndonëse atje tej, në majë të sulmit të tij, ai kishte një stil kroat, me të quajturin Pero Pejiçin 35vjeçarin e paoksidues­hëm - autor i 28 golave të një lehtësie gati marramendë­se. Aq saqë golat e tij të dukeshin që mbërrinin jo si gjuajtje për në rrjetë, por si shtyrje të topit për në rrjetë. Çështje teknike e përsosur e tij kjo. Ky njeri, i cili ka qenë Kampion me Skënderbeu­n ( 2013, 2014) dhe me Dinamon (2008) është po aq sensaciona­l sa dhe vetë skuadra kuksiane. Është Kampion kombëtar i Shqipërisë me tre klube të ndryshëm. Si dikur Xhevdet Shaqiri - i paharruesh­mi i Vllaznisë, Partizanit e Dinamos. Kur kujton ndërkaq se Pero Pejiç ka shënuar më shumë se gjysmën e golave të skuadrës, atëherë sensacioni bëhet gati europian.

Nuk mund të them se e gjithë skuadra kuksiane ka luajtur vetëm për të. Skema e tij ndoshta qe diçka e vetvetishm­e, e natyrshme, ndonëse të tjerë punuan jo pak për të. Madje qysh nga mbrojtja. Kampionët e tjerë "kuksianë" pra, sidomos Koliçi, Alla, Hallaçi, Lena, Musolli, Carioca, Dvornekocv­ic, Emini, Guri, Shameti apo Lushtaku…

Në gjithë këtë histori të bujshme pesëvjeçar­e të KF Kukësit - 3 herë Nënkampion, 1 herë i treti dhe më së fundi Kampion i Shqipërisë brenda vetëm pesë vjetëve kur deri para vitit 2012 thuajse nuk e dinte se çka ishte në të vërtetë Kampionati Kombëtar i Shqipërisë, mbas 6 titujve po rresht të Skënderbeu­t, përbëjnë bujën e madhe të Kampionati­t tonë në krejt natyrshmër­inë dhe "artificial­itetin" e tij. Them "artificial­itetin" e tij, kur kujton se Kampione e Shqipërisë u bë një skuadër që nuk jeton në qytetin e saj. Vetëm sa shkonte e luante ditën e ndeshjes, kur nga ana tjetër, në mos gaboj, pati vetëm një a dy titullarë qytetarë mirëfilli të Kukësit të vet. Në një kohë që aktivizoi 9 lojtarë të huaj, teksa e siguroi titullin në një duel tejet të diskutuesh­ëm me Skënderbeu­n e Korçës. Por po aq i natyrshëm ndërkaq suksesi i tij, kur kujton se kryesoi 24 javë të Kampionati­t, teksa humbi vetëm një herë. Kur po aq vërtetoi se ekonomia e tregut të futbollit mund të ndërtohet edhe aty ku nuk të shkon mendja: në qytetin e skajshëm të verilindje­s së Shqipërisë, ngjitur me Kosovën - emrin e së cilës klubi pati në kohën e Mbretërisë, teksa i pat dhënë Shqipërisë një atlet Kampion e rekordmen me emrin e shquar Ibrahim Kodra - piktori i madh europian!

Dhe gjithçka vetëm brenda 5 vjetëve! Ndërkohë, as mund t'i shkojë në mendje ndokujt se mund të harrohet perla kuksiane e këtij pesëvjeçar­i, ajo ndërkombët­are: KF Kukësi u bë skuadra e parë shqiptare që u përshkua në katër ture të një Kupe kontinenta­le që ishte e çmuara Liga e Europës.

Ky është Kukësi i ynë, ai i cili para një viti, 22 maj 2016, me një trajner fort tërheqës, por çuditërish­t "të harruar", emri i të cilit është Klodian Duro, fitoi edhe Kupën e Shqipërisë. E mû këtu misi të themelohet si Kampione i Shqipërisë, Kukësi "i im" pra që më kishte munguar në 47 vite shkrime të Kampionëve.

Dy njerëz, Safet Gjici dhe Ernest Gjoka janë ndërkaq protagonis­tët e mëdhenj të jashtë fushës. I pari si president - mbështetës i pandalshëm; dhe i dyti si një trajner i ri dhe gjakftohtë si pakkush edhe në çastet më kritike. Një trajner kampion i herës së parë - tejet origjinal në portretin e tij tërheqës!

Në fund të fundit, KF Kukësi është bukuria dhe buja e njëkohshme e këtij Kampionati, diskutimet për të cilin, besoj drejt ndryshimev­e të mëdha, nuk do të ndalin gjatë gjithë kësaj vere.

Dhe po aq sa do të pajtohemi me suksesin e çmueshëm të KF Kukësit, po aq nuk do ta kemi të vështirë të pajtohemi me dështimin në shumë drejtime të Kampionati­t Kombëtar të Shqipërisë. Ai i cili mû në javën e fundit të tij, ndeshjen më të rëndësishm­e, më dramatike, më të frikshme, "më të bukur" e pati në atë që kërkonte të përjashton­te nga Kampionati dy themeluesi­t e tij, Vllazninë e Shkodrës apo SK Tiranën e kryeqyteti­t shqiptar. Për autorin e këtushëm Vllazninë "time" dhe SK Tiranën "time" me të cilat do të takohemi në shkrimin e nesërm…

* Në numrin e nesërm: Vllaznia "e ime" dhe SK

Tirana "e ime"

“Dhe po aq sa do të pajtohemi me suksesin e çmueshëm të KF Kukësit, po aq nuk do ta kemi të vështirë të pajtohemi me dështimin në shumë drejtime të Kampionati­t Kombëtar të Shqipërisë. Ai i cili mû në javën e fundit të tij, ndeshjen më të rëndësishm­e, më dramatike, më të frikshme, "më të bukur" e pati në atë që kërkonte të përjashton­te nga Kampionati dy themeluesi­t e tij”. “Gjithçka vetëm brenda 5 vjetëve! Ndërkohë, as mund t'i shkojë në mendje ndokujt se mund të harrohet perla kuksiane e këtij pesëvjeçar­i, ajo ndërkombët­are: KF Kukësi u bë skuadra e parë shqiptare që u përshkua në katër ture të Ligës së Europës. Ky është Kukësi i ynë, ai i cili para një viti, 22 maj 2016, me një trajner fort tërheqës, por çuditërish­t "të harruar", emri i të cilit është Klodian Duro”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania