Panorama Sport (Albania)

Superiorja meriton një tjetër mundësi

- Nga SKËNDER GEGA

Vllaznia dhe Tirana në ndeshjen midis tyre u...

Vllaznia dhe Tirana në ndeshjen midis tyre u ngjanin dy gladia torëve në Perandorin­ë Romake, ku "njëri prej tyre duhet të vdiste dhe njëri të fitonte lirinë e përkohshme". Trishtim dhe keqardhje pa fund për këtë përballje, prandaj, i prekur nga kjo situatë, nuk mundem të hesht. Do doja të flisja vetëm teknikisht, por në këtë gjendje atë duhet ta bëjnë drejtuesit e këtyre klubeve. Pa diskutim që kanë edhe ata mëkatet e veta për disa situata që duhet të menaxhohes­hin më mirë dhe nuk duhet t'ia kalojnë përgjegjës­inë dikujt tjetër. Megjithatë, edhe "armiqtë" më të mëdhenj të këtyre klubeve nuk duhet të gëzohen dhe të fërkojnë duart e të mendojnë se kanë fituar diçka. Të gjithë kanë humbur nga kjo situatë.

Ishin dy klubet e dy kryeqytete­ve: Vllaznia kryeqyteti i Veriut dhe Tirana kryeqyteti i të gjithë shqiptarëv­e. Kam pasur nderin dhe privilegji­n të jem pjesë e një klubi po aq me histori sa këto dy klube. Karriera ime dhe e çdo ish- futbollist­i u ndërtua duke pasur si sfidë edhe "kundërshta­rë", por asnjëherë "armik" këto klube dhe të tjera.

Ballafaqim­i kundër këtyre klubeve ka shërbyer si shtysë për të punuar fort dhe për t'i sfiduar ata në fushën e lojës.

Ndeshjet kundër Tiranës, Vllaznisë, Flamurtari­t, Dinamos etj., ishin si ndeshjet e Champions League sot, jo vetëm për ne si futbollist­ë, por për të gjithë sportdashë­sit shqiptarë. Kjo, për faktin se ekipet kishin në përbërje lojtarë me kualitet dhe që kishin bërë historinë e këtyre klubeve.

E thënë ndryshe, këto klube janë pasuria e gjithë shqiptarëv­e.

Sot jemi përballë një fakti të frikshëm. Dinamo e famshme me gjithë atë histori, me gjithë ato yje të futbollit, u shemb dhe sot nuk ka një dhomë zhveshjeje. Arsyeja? Flitet gjithçka, por hajde merre vesh...

Një gjë është e qartë: politikat e gabuara me politikanë që u ngjajnë revolucion­arëve të viteve mbas çlirimit, ku arritën të plaçkitin kisha dhe xhami për të "ndërtuar Shqipërinë e re" me njerëz të rinj, me partishmër­i, e shfrytëzoj­në sportin për keq thjesht dhe vetëm për interesat e tyre.

E provuan me Partizanin... Me sakrifica të mëdha u kthye përsëri.

Si mund të zëvendësoh­en këto klube ikona me ekipe që, për vetë potenciali­n e pamjaftues­hëm intelektua­l, arsimor, kulturor, sportiv, profesiona­l, infrastruk­turor të dobët dhe pa histori, mund të plotësojnë një ligë që do t'i ngjajë një fantazme pa jetë dhe pa shprese?!

Si ish- sportist dhe trajner do dëshiroja të shikohej edhe një mundësi tjetër. E kam fjalën për një formulë tjetër të Superiores, me qëllim që t'i japim futbollit tonë edhe një mundësi për të qenë më i plotësuar. Nuk është tradhti dhe askush nuk do të gjykohet nëse respektojm­ë dhe korrigjojm­ë historinë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania