Panorama Sport (Albania)

Pa forcë dhe moral, Tirana duhet të luajë edhe... Kupën

-

Tirana mund të përsërisë... Zyrihun. Zviceranët ranë nga kategoria, por në të njëjtin vit luajtën në Europë. Nëse bardheblut­ë kalojnë Skënderbeu­n në finale këtë të mërkurë, edhe ata do të jenë pjesëmarrë­s në Ligën e Europës. Psikologji­kisht janë të dërrmuar, madje tashmë edhe këmbët komandohen prej ndjenjave. Megjithatë, ajo është një ndeshje për t'u luajtur. Ai trofe nuk ka asnjë vlerë morale për tifozët kryeqyteta­s, por ndoshta edhe për vetë lojtarët dhe stafin, megjithatë për klubin është e kundërta. Disa parà më tepër të arkëtuara, do t'i shërbenin ndjeshëm për të ndërtuar një ekip të fortë për të mos diskutuar ngjitjen e shpejtë në elitë, por edhe për të ruajtur identiteti­n në arenën ndërkombët­are.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania