Panorama Sport (Albania)

S’ka klauzolë për rënien, ja çfarë rrezikon ekipi

Mungon penaliteti për rrëzimin, por ka "bonus" për Europën

- ADELA MERKO

Tirana po vlon dhe e ardhmja mbetet një rebus i plotë. Pakkush e di se çfarë do të ndodhë nesër... Askush nuk e kishte menduar që në fund të sezonit do të binin nga kategoria. Madje, drejtuesit as që e kishin parashikua­r këtë fakt dhe rrjedhimis­ht në kontratat e përpiluara për lojtarët nuk ekziston asnjë klauzolë për atë që do të ndodhë pas rënies në inferiore. Për këtë motiv, si drejtuesit dhe lojtarët janë gjendur të papërgatit­ur për këtë situatë. Por në të gjitha rastet mbetet klubi favorit për të vendosur "veton" për vazhdimësi­në e çdo lojtari që ka marrëveshj­e edhe për vitin tjetër. Në ç'kuptim? Nëse klubi u kërkon futbollist­ëve si I.Lika, Karabeci, Doka apo ndonjë tjetri që të mbeten pjesë e grupit edhe në të Parën, por me të njëjtat kushte financiare, askush nuk mund të largohet. E vetmja formë është që ta zgjidhin marrëveshj­en me konsensus dhe lojtarët janë të detyruar që ta respektojn­ë atë që kanë firmosur më herët me vullnet të plotë. Pra, vendimet i merr klubi në këtë rast dhe janë ata favoritët kryesorë. Pastaj është tjetër çështje nëse klubi do të ketë apo jo "takat", forcë dhe një projekt ambicioz që këtë grup lojtarësh, të pasuruar edhe me afrime më cilësore, ta mbajë edhe në inferiore dhe t'u japë fund vuajtjeve sa më shpejt.

"FIROT"

Logjikisht, duket e vështirë që Tirana të shpenzojë të njëjtin buxhet edhe në të Parën, megjithatë kjo mbetet për t'u parë. Disa nga elementët që kanë në përbërje mund të qëndrojnë, por një tjetër pjesë, qoftë për dëshirë të klubit apo edhe të tyren, mund të vendosin të shpallin "divorc". Nisur nga kjo, "firot" do të jenë të mëdha, pavarësish­t se kush... Largimet do të jenë të pashmangsh­me, pasi edhe vetë lojtarët, nëse do të kenë oferta shumë herë më të mira, do mendohen mirë para se të zgjedhin që të luajnë në të Parën dhe me ekipe që kurrë më parë nuk janë ndeshur. Por verdikti final gjithnjë i mbetet Tiranës. Përjashtim do të bënin rastet kur lojtarët mund të kenë muaj pa u paguar dhe do mjaftonte një ankesë në FSHF dhe me vendim të DHZK-së që të dilnin automatiki­sht të lirë. Teorikisht funksionon kështu dhe shembulli konkret është Juventusi. Italianët mbajtën ata që deshën, ndërsa shitën Ibrahimovi­çin, Vieran, Emerson apo të tjerë. Por pati nga ata "flamuj" si Del Piero e Bufon që qëndruan me të njëjtat kushte financiare edhe në Serinë B. PENALITETE­T

Në asnjë kontratë të lojtarëve të Tiranës nuk ekziston ndonjë pikë që i penalizon financiari­sht për rënien nga kategoria. Duket e çuditshme, por edhe e kuptueshme. Në klub kurrë nuk ishte menduar një gjë e tillë dhe rrjedhimis­ht, përtej "faturës" së fajit që kanë për ecurinë tmerrësish­t negative në këtë sezon dramatik, shmangin masat. Sikur të mos mjaftonte kjo, një fitim i mundshëm i trofeut të Kupës (që do i çonte në Ligën e Europës), do të detyrojë drejtuesit që të japin edhe "bonuse". Nuk mund të flasim për shifra konkrete apo përqindje, por pjesa dërrmuese, duke filluar nga gjashtë afrikanët, e kanë në klauzolë të tillë. Pra, një "biletë" në Europë do të shoqërohet me shpërblim. Dhe e shkuara ka dëshmuar se të huajt nuk falin në këtë drejtim.

 ??  ??
 ??  ?? Egbo dhe Gvozdenovi­ç
Egbo dhe Gvozdenovi­ç
 ??  ?? Mirel Josa i shoqëruar nga e bija para stërvitjes
Mirel Josa i shoqëruar nga e bija para stërvitjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania