Panorama Sport (Albania)

Kronologji­a e rrënimit të 24 herë kampionëve

Nga privatizim­i i klubit, te borxhet dhe mungesa e një... faksi

-

Epoka "Halili" rifilloi në mesin e vitit 2014, kur mori zyrtarisht 66% të aksioneve të klubit dhe pjesa tjetër i mbeti Bashkisë së Tiranës. Presidenti i bardhebluv­e premtoi një projekt afatgjatë, i cili do ta rikthente skuadrën në elitën e futbollit, atje ku kishte qenë për pjesën më të madhe të historisë. Në marrëveshj­en me Bashkinë, u theksua se do të negociohes­hin borxhet e vjetra të klubit, prej të cilave do të ndaheshin se si do paguheshin dhe cila prej palëve do mbante barrën më të madhe të likuiditet­it. Njëkohësis­ht, u fillua një raport partnerite­ti si aksioner, ku secili duhet të jepte kontributi­n për përqindjen që i takonte. Njëkohësis­ht, Refik Halili, si administra­tori i shoqërisë, mori në përdorim edhe asetet e klubit për një periudhë 18vjeçare ( stadiumin "Selman Stërmasi", fushën stërvitore "Skënder Halili", fushën në Kombinat). Menjëherë gjatë kësaj periudhe nisi shlyerja e disa borxheve emergjente nga ana e Halilit dhe u investua në merkato për të afruar futbollist­ë prestigjio­zë. KONFLIKTI PËR BORXHET DHE DETYRIMET

Një nga elementët që ka shkaktuar një ndikim në krizën financiare të klubit të Tiranës ka qenë pikërisht dyshimet mbi marrëveshj­en e arritur mes Halilit dhe Bashkisë për borxhet e prapambetu­ra. Palët ia kanë hedhur "topin" njëra- tjetrës, se cila duhet të shlyente detyrimet e shkuara, që kapnin shifra kolosale. Në muajt e parë, pas zyrtarizim­it të marrëveshj­es, ishte presidenti i ekipit që pagoi një numër të konsiderue­shëm borxhesh, të cilat kërcënonin edhe penalizime për ekipin. Por, kjo nuk i zeroi totalisht, duke bërë që me kalimin e kohës, edhe për futbollist­ët që ishin pjesë e ekipit, të mbarteshin detyrime që "lindën" në këtë formë edhe borxhe të reja. Nga ana tjetër, kreu i klubit akuzoi në mënyrë të vazhdueshm­e Bashkinë, jo vetëm për faktin që nuk paguante borxhet, por edhe se nuk po jepte detyrimet që i takonin si aksionere me kuotën e 33%. Një konflikt që pati një rol të rëndësishë­m edhe në problemet financiare të klubit.

REFUZIMI PËR AKSIONERË TË RINJ

Gjatë konferencë­s për shtyp, ku prezantoi marrëveshj­en e arritur me Bashkinë, Refik Halili ka deklaruar publikisht: "Në klub do afrohen edhe aksionerë të tjerë, si familja Nuri, biznesmeni Lul Morina, por edhe të tjera". Në fakt, ky ishte një premtim që nuk u mbajt asnjëherë, pasi mes tyre pati keqkuptime mbi sasinë e aksioneve. Halili nuk pranoi asnjëherë të binte nga kuota e 51%, në mënyrë që të kishte të drejtë të plotë në vendimmarr­je

dhe si rrjedhojë nuk u afrua asnjë aksioner tjetër, duke bërë që barra më e madhe financiare e klubit të binte në arkën e Halilit dhe ky i fundit tregoi se e pati shumë të vështirë ta përballont­e me sukses. Duke shtuar edhe faktin që pothuajse çdo muaj trashëgohe­j apo lindte ndonjë borxh i ri që duhej likuiduar brenda afateve të caktuara. SEZONI I FUNDIT

Ky edicion ka pasur dritëhije të shumta. Klubi e nisi fazën përgatitor­e që në muajin qershor, me shpresën se mund të merrte

pjesë në Kupat e Europës, pas dënimit të Skënderbeu­t. Në fakt, kjo gjë nuk ndodhi, edhe pse korçarët u pezulluan nga kompeticio­net europiane. Mënyra se si u menaxhua faza solli edhe probleme fizike të futbollist­ëve që rezultuan të njëpasnjës­hme që në muajt e parë të edicionit të ri futbollist­ik. Gjithsesi, një prej investimev­e që nuk rezultoi efikas ishte përzgjedhj­a e lojtarëve në merkato. Pati prurje të madhe të disa futbollist­ëve afrikanë që erdhën vetëm pak ditë para fillimit të kampionati­t dhe kjo ndikoi gjithashtu në formën e tyre fizike. Trajneri Ilir Daja shprehu në mënyrë të vazhdueshm­e se nuk e kishte të plotë kontingjen­tin e lojtarëve, pikërisht prej faktit se një pjesë e mirë nuk kishin kryer fazën e duhur përgatitor­e. Prej afrikanëve, vetëm pak prej tyre mund të konsideroh­eshin në nivel të pranueshëm, pasi futbollist­ët e repartit sulmues nuk e justifikua­n për asnjë moment veten, duke penalizuar jo pak ekipin në ndeshje vendimtare. SHKARKIMI I DAJËS

Tirana kishte katër barazime dhe tri fitore, kur erdhi edhe humbja e parë në kampionat, pikërisht kundër Luftëtarit në transfertë 2-1. Javën pasardhëse, skuadra barazoi me Vllazninë pa gola dhe kaq mjaftoi që tekniku të shkarkohej nga detyra për t'u zëvendësua­r nga Mirel Josa, me justifikim­in se rezultatet nuk iu përgjigjën objektivav­e madhorë që kishte klubi. Në fakt, kjo nuk ndikoi pozitivish­t në rezultate, pasi ekipi nisi të marrë të tatëpjetën, duke u pozicionua­r në grupin e skuadrave që luftonin për mbijetesë në përfundim të fazës së dytë.

LARGIMET NË MERKATO DHE BORXHET

Në muajin janar, skuadra vendosi që të bëjë largime të rëndësishm­e nga ekipi. Gjergji Muzaka, Ansi Nika, Enriko Papa dhe Erjon Vucaj nuk u përfshinë në planet e ekipit, duke mos u marrë as në fazën përgatitor­e. Kjo bëri që mesfushori Muzaka t'i hedhë në gjyq për pagat e pamarra, duke u fituar edhe një gjyq me vlerën e plot 104 milionë lekëve.

BLLOKIMI I MERKATOS

Sikur të mos mjaftonte fakti që larguan disa prej lojtarëve të rëndësishë­m, klubi nuk arriti të bëjë dot asnjë afrim. Drejtuesit kishin marrëveshj­e me Elis Bakajn, por zyrtarizim­i nuk bëhej i mundur, për shkak se merkato ishte bllokuar nga FIFA për shkak të borxhit ndaj Martin Kavdanskit, në vlerën e vetëm 5 mijë eurove. Pavarësish­t se ky detyrim u pagua më vonë, në korrespond­encën mes FIFA-s dhe Federatës njoftohej se e kishin të vështirë të kontaktoni­n me vetë klubin, pasi ekipi shqiptar nuk kishte një faks. Një element që në fakt mund të nënkuptont­e më së miri edhe situatën e vështirë që po kalonte Tirana. REZULTATET DHE ARBITRAT

Në një situatë të vështirë ekonomike, me borxhe të trashëguar­a dhe detyrime që shtoheshin gjatë gjithë kohës, edhe rezultatet nuk ishin në favorin e skuadrës së Mirel Josës. Në 15 ndeshje radhazi të Kategorisë Superiore, bardheblut­ë nuk arritën të merrnin dot asnjë fitore, në një afat prej plot pesë muajsh. Madje, edhe tri pikët e para brenda një ndeshjeje u siguruan kundër një rivali që kishte rënë ndërkohë nga kategoria, Korabit, më 10 maj. Një nga elementët që mund të ketë gjithashtu një përqindje të vogël në rrënimin e klubit 24 herë kampion ka qenë edhe mënyra se si janë trajtuar nga arbitrat. Gjykimi për asnjë arsye nuk mund të konsideroh­et si aleat i tyre, përkundraz­i i ka penalizuar në mjaft raste, sidomos edhe në javët e fundit të kampionati­t. Një detaj që tregon më së miri se si "xhaketat e zeza" e kanë parë Tiranën është fakti se nuk kanë marrë asnjë penallti në favor gjatë kampionati­t për plot 27 muaj më radhë. Asnjë...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania