Panorama Sport (Albania)

20 mijë dollarë në muaj, Bakaj në Malajzi

-

Elis Bakaj pritet të niset sot bashkë me menaxherin e tij, Uliks Kotrri, drejt Malajzisë së largët, aty ku e pret një kontratë faraonike. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht se fantazisti që mbylli sezonin mes polemikave te Vllaznia, sipas të gjitha gjasave do të firmosë me klubin e Perakut në ditët e ardhshme. Ka disa javë që lojtari po negocion me drejtuesit e klubit ku në sezonin e kaluar u aktivizua shkodrani Xhevahir Sukaj. Paraqitja e mirë e sulmuesit që luan aktualisht te Partizani ka bërë që klubi aziatik të hedhë sytë sërish nga tregu shqiptar. Kësisoj, Bakaj pritet të firmosë një kontratë 1-vjeçare, nga e cila do të marrë 20 mijë dollarë në muaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania