Panorama Sport (Albania)

Verdiktet e sezonit dhe bileta e fundit europiane

-

Kukësi u shpall kampion për herë të parë dhe do të luajë në turin e dytë paraelimin­ator të Ligës së Kampioneve. Partizani dhe Skënderbeu e mbyllën me pikë të barabarta (72), por të kuqtë janë të dytët për shkak të ndeshjeve direkte (kanë fituar 2 herë dhe kanë barazuar dy herë ndaj korçarëve). Partizani dhe Skënderbeu do të marrin pjesë në turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës. Nga ana tjetër, për herë të parë në historinë e vetë si klub, Tirana zbriti nga Kategoria Superiore, duke shoqëruar Korabin e Peshkopisë në Kategorinë e Parë. Kësisoj, pas rekordit të bardhebluv­e (nuk kishin rënë asnjëherë nga elita), tashmë nuk ka asnjë skuadër në Shqipëri që nuk e ka provuar të paktën një herë ligën e dytë të përfaqësim­it në kampionat, që prej pak vitesh emërohet si Kategoria e Parë. E vetmja dilemë që ka mbetur nga ky sezon është ai i biletës së fundit për Ligën e Europës. Nëse Tirana fiton Kupën e Shqipërisë në finalen e 31 majit kundër Skënderbeu­t në "Elbasan Arena", atëherë do të marrë pjesë në turin e parë paraelimin­ator. Në rast se trofeun e fitojnë korçarët, atëherë skuadra që do të fitojë të drejtën për të qenë pjesë e Ligës së Europës është Luftëtari, që e mbylli kampionati­n në vendin e katërt. Këtu hyn në fuqi rregullorj­a për Kupat e Europës, ku citohet: "nëse klubi i renditur në vendin e tretë (në rastin konkret Skënderbeu) në klasifikim­in e përgjithsh­ëm, fiton njëkohësis­ht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt do të marrë pjesë në turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania