Panorama Sport (Albania)

"Disa kanë neglizhuar, do ketë analizë"

-

Kryebashki­akja e Shkodrës dhe njëkohësis­ht presidentj­a e Vllaznisë, Voltana Ademi, në përfundim të ndeshjes së dy ditëve më parë ndaj Tiranës, ka bërë një postim në faqen zyrtare në "Facebook". Ademi falënderon tifozët dhe ekipin për shpëtimin, ndërsa paralajmër­on një analizë të thellë për shkaqet që çuan skuadrën të rrezikonte seriozisht Superioren. "Falënderim të veçantë tifozëve! Kaluam një moment shumë të vështirë dhe krejtësish­t të panevojshë­m. Neglizhenc­a e ndokujt në disa ndeshje na bëri të vëmë në pikëpyetje qëndrimin në kategori dhe na largoi nga Europa, që këtë vit e meritonim. Sigurisht që në ditët në vazhdim, duhet të bëhet një analizë e plotë. Por, është dita t'i themi faleminder­it trajnerit, lojtarëve të rinj shkodranë dhe në veçanti tifozëve që e mbështetën skuadrën deri në fund", citohej në qëndrimin e kryebashki­akes. Ndërkohë, "Vllaznit Ultras" kanë reaguar ashpër ndaj këtij postimi, duke e cilësuar kryetaren e bashkisë si fajtoren kryesore të kësaj situate te kuqeblutë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania