Panorama Sport (Albania)

Ja kush mund të largohet

-

Pas portierit Jasmin Agoviç, mbrojtësit Stefan Cicmil dhe sulmuesit Elis Bakaj, largimet nga Vllaznia do të vijojnë. "Panorama Sport" zbulon se titullarë si Ditmar Bicaj dhe Endri Vrapi, sipas të gjitha gjasave, nuk do të jenë më pjesë e klubit kuqeblu. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mbrojtësin Landri Mulemo, i cili zhgënjeu me paraqitjen e tij në pjesën e dytë të sezonit. Gjithashtu, pjesë e planeve të klubit nuk do të jetë as sulmuesi lushnjar, Brunild Pepa. Me sa duket nga Vlaznia do të largohen të gjithë jabanxhinj­të dhe boshti do të jetë me lojtarë vendës. Gjithsesi, më parë klubi do të zgjidhë çështjen e trajnerit, pasi Armando Cungu shpesh ka paralajmër­uar se do të rishikojë pozicionin e tij në krye të ekipit. Gjasat janë që Cungu të rinovojë marrëveshj­en, por kjo mbetet për t'u parë, pasi trajneri do të kërkojë garanci për vazhdimësi­në.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania