Panorama Sport (Albania)

Premio 15 milionë lekë

-

Pas përfundimi­t të takimit ndaj Tiranës, futbollist­ët dhe stafi teknik i Vllaznisë janë mbledhur në një prej restorante­ve afër stadiumit për të festuar qëndrimin në Kategorinë Superiore. Në këtë darkë festive nuk mund të mungonin as surprizat. Biznesmeni i njohur shkodran, Ardit Kraja, akordoi një shpërblim prej 15 milionë lekësh të vjetër për ekipin. Nuk është hera e parë që Kraja jep premio dhe kësisoj biznesmeni ka marrë përgëzimet e të gjithë në klubin shkodran.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania